8.7 C
Elbasan

Qëllohet me armë zjarri drejt makinës ku ndodhej 25 vjeçari në Lezhë! I riu 3 vite më parë i ndalur për një aksident ku vdiqën 2 persona

Qëllohet me armë zjarri gjatë natës, në drejtim të makinës ku ndodhej i riu Eduart Pica, në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë në rrethana ende të paqarta.

Pica 3 vite më parë ka qenë i ndaluar për një aksident të ndodhur në Fushë Krujë ku si pasojë kanë humbur jetën 2 persona.

Ai ka qenë arrestuar për aksidentin tragjik të 4 shokëve, me pasojë vdekjen e dy të rinjve dhe plagosjen e dy të tjerëve. Makina ku udhëtonin 4 shokët, është fërkuar me makinën e Picës dhe si pasojë, viktima që drejtonte automjetin ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik-ndarësen në rrugë.

Për pasojë atëherë kanë ndërruar jetë në spital Roland Kacani, 28 vjeç nga Tirana, (shoferi i mjetit) dhe Altin Prendushi, 27 vjeç nga Lezha, (i cili ndodhej në vend të parë pasagjer). Dy pasagjerët që ndodheshin në sediljen e pasme dhe që mbetën të plagosur janë: Eduard Lamaj 27 vjeç nga Laçi dhe Bledar Dauti 31 vjeç nga Tirana.

Autorët që kanë qëlluar makinën e tij janë larguar me një automjet. Aktualisht po shihen kamerat e sigurisë për tëidentifikuar mjetin. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Nga shërbimet e DVP Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Lezhë janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe vijon krehja e zonës me qellim identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

 

shqiptarja.com

Lajme të tjera

Nafta arrin deri në 198 lekë, ngrihet taskforca për monitorimin e çmimit të karburanteve në Shqipëri

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bashkë me Ministrin e Financave, Petrit Malaj dhe Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaci, zhvilluan një...

Nuk ndërhynë në konfliktin mes nxënësve, procedohen mësuesja, psikologia dhe oficerja e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë

Një mësuese, psikologe dhe oficere e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë janë proceduar për ‘shpërdorim detyre’. Kallëzimi është bërë nga nëna e një...

Mbi 45 milion euro të sekuestrua gjatë në viti nga SPAK/ Raporti i 2025: 13 të pandehur për korrupsion të nivelit të lartë

SPAK ka publikuar raportin për vitin 2025, ku thekson se vlera totale e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara arriti në rreth 45.4 milionë euro. Sipas...

Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Multigames”, gjatë të cilit janë zbuluar dy lokale ku organizoheshin në mënyrë të kundërligjshme lojëra fati. Si rezultat i...

Pronari i MCN TV, Endri Meksi bën kallëzim në polici: Jam kërcënuar me jetë nga persona të maskuar dhe me armë

Pronari i MCN TV, Endri Meksi ka kallëzuar në polici se është kërcënuar me jetë. Sipas kallëzimit të Meksit, në orët e mbrëmjes të së...

Raporti vjetor i SPAK/ Braho: Po hetojmë intensivisht zyrtarët që abuzojnë me detyrën, progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka publikuar më 9 mars raportin vjetor për vitin 2025, ku paraqiten zhvillimet dhe...