11 C
Elbasan

Qytetarët në Elbasan neglizhojnë masivisht protokollet, radhë në sportelet e Postës

Covid-19 është duke shënuar çdo ditë rritje në qytetin e Elbasanit, ku vatra më e re është në spitalin rajonal Xhaferr Kongoli.

Pavarësisht se janë 5 raste të konfirmuara në këtë spital qytetarët shprehen se nuk janë të frikësuar dhe janë të detyruar që ta frekuentojn atë për problemet shëndetësore të detyruar edhe nga fakti se si pasojë e infrastrukturës së spitalit hyrja e urgjencës së kirurgjisë dhe e maternitetit janë në një derë.

E teksa numri i të infektuarve rritet nga ana tjetër vërehet një ulje e respektimit te distancimit social dhe maskat thuajse nuk përdoren.

Një situatë shqetesuese verehet kryesisht në filialin qendror të postës së Elbasanit ku  respektimi i distancës ishte i pamundur për shkak të numrit të madh të njerëzve.

Aktualisht zyrat e postës qendrore ne Elbasan janë duke u rikonstruktuara dhe për këtë shkak ato janë zhvendosur në një ambient më të vogël nga ku është e vështirë të respektohet distanca sidomos kur ka fluks,  duke u ekspozuar ndaj rrezikut jo vetëm qytetarët që marrin shërbimet por edhe personelin.

Elbasaniflash.al

Lajme të tjera

Elbasan/ Lidhi ujin në mënyrë të paligjshme, procedohet e moshuara

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen...

Nga trafikimi i kokainës te vrasjet/ Aksioni ndaj grupit të Inez Hajrullës, SPAK zbulon detajet zyrtarisht

SPAK ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me goditjen e grupit të strukturuar kriminal me bzë në qytetin e Vlorës, i përfshirë në trafikun...

EMRI/ Arrestohet ish-efektivi i policisë, për trafik droge e shpërdorim detyre

Arrestohet ish-punonjësi i Policisë, Hamëz Demushi. Dyshohet se është arrestuar për shpërdorim detyre dhe trafik droge.

Presidenti iranian i përgjigjet Trumpit për dorëzimin pa kushte: Një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti iranian Masoud Pesekian e quajti kërkesën e SHBA-së për “dorëzim pa kushte” “një ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”,...

Detaje nga aksioni në Vlorë, zbardhet vrasja e Gentian Qarrit/ Urdhërarreste edhe për Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn

Detaje të reja nga aksioni në Vlorë me urdhër të SPAK.  mësohet se është zbardhur vrasja e Gentian Qarrit. Autoritetet kanë lëshuar disa urdhër-arreste në...