15.5 C
Elbasan

Rakacoll flet për vaksinën kineze: Sa e sigurt është, jam gati…

Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se vaksina kineze, por dhe ajo ruse e të tjera janë të sigurta dhe të certifikuara në vendet ku ata përdoren. Rakacolli tha në “Repolitix” se vaksina kineze është e certifikuar në Turqi dhe ka paraqitur kërkesën e saj në OBSH për përdorim.

Rakacolli siguroi shqiptarët se ajo vaksinë është e sigurt, efektive, ndërsa tha se ajo është gati të bëjë vaksinën ruse apo kineze. Rakacolli tha se brenda pak ditësh do të kryhen deri në 15 mijë vaksinime në ditë.

“Vaksina është e certifikuar në vendet që është prodhuar në Kinë në kinë dhe në atë vende të tjera që  e përdorin edhe në Turqi. Ajo ka paraqitur dokumente tek OBSH për certifikim dhe nga ajo. Procesi i sigurimit të vaksinave merret nga komiteti i ekspertëve të vaksinimit i krijuar para pandemisë dhe është i përhershëm.

Rëndësi ka ku janë marrë certifikatat e sigurisë dhe dokumentacioni i tyre kalon dhe nga agjenci e barnave dhe është e siguruar se ajo vaksinë që bëhet është e sigurt. Jam gati ta bëj vaksinën kineze apo atë ruse. Brenda pak ditësh do të vaksinojmë deri në 15 mijë veta në ditë”, tha Rakacolli.

Rakacolli tha se zgjedhjet e 25 prillit do të zhvillohen nën respektimin e masave antiCOVID. Rakacolli u shpreh se në qendrat e votimit do të respektohet distanca, nuk do të lejohen të hyjnë shumë njerëz dhe se kutitë e votimit do të vendosen në distancë dhe po ashtu edhe vendi ku do të hiqet vota në mënyrë që kontakti njeri më njeri të jetë sa më minimal i mundshëm.

“Janë marrë masa që dhe qendrat e votimit të kontrollohen dhe të respektohet distanca sa i përket numrit të kutive  që do të vendosen brenda një qendre votimi si dhe do të sigurohemi që brenda të rrijë numri minimal. Ashtu siç është ruajtur radha në market e banka edhe në qendrat e votimit, njeri duhet të jetë i ndërgjegjshëm vetë dhe duhet ta krijojë vetë atë”, theksoi Rakacolli.

Shqip

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...