11.8 C
Elbasan

Rama: Dakordësi me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar! Diferencimi i BE i papranueshëm

Dy javë para afatit të premtuar, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka arritur dakordësinë në parim për marrëveshjen për vaksinimin me Pfizer i cili sipas tij do të nisë në muajin Janar. Rama shprehet se është i papranueshëm moralisht, politikisht dhe logjikisht diferencimi që BE i bërë Ballkanit. Megjithatë, ai shton se ia dolën me këmbëngulje dhe diplomaci të mos mbetemi prapa askujt dhe nuk do të ndalet deri në sigurimin e dozës së fundit.

“Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar!

I papranueshëm moralisht, politikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt. Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza!’, shkruan Rama.

Një ditë më parë Rama deklaroi se vaksinimi për grupet e caktuara duke nisur nga bluzat e bardha do të fillojë në mes të muajit Janar. Vaksinimi është parashikuar të bëhet në një strukturë të posaçme të ndërtuar në stadiumin “Air Albania”./mv.abcnews.al

Lajme të tjera

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai i mori paradhënie për banesën, por ndërroi jetë para se t’ia shiste, 39-vjeçari i dhunoi të birin

Një konflikt për një banesë të pashitur ka përfunduar me dhunë në Kavajë. Një 39-vjeçar dyshohet se ka dhunuar një 49-vjeçar, duke i kërkuar t’i...

Dhuna online trondit të rinjtë/ Adoleshentët përballen me denigrim, kërcënime e gjuhë urrejtje në rrjete sociale

Denigrimi dhe gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale është kthyer në shqetësimin e  shumë të rinjve në vend. Raportimet për incidente online, kërkesat për...

Çfarë ka ndodhur në Elbasan gjatë 24 orëve? Policia jep detaje

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit R. L., 25 vjeç dhe F. H., 35 vjeç, pasi u kapën...

Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari

Durrës-Një 26-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Durrësit pasi ka marrë plagë në këmbë, pas një konflikti me një tjetër person. Njoftimi Rreth orës 14:00, shtetasi...

Kapen me shkelje të rënda pikat e karburantit “Eida” dhe “Gega”

Aksioni i gjerë kundër informalitetit në tregun e hidrokarbureve ka nisur me goditje konkrete në qytetin e Elbasanit. Task-Forca e përbashkët e ngritur nga...

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...