17.4 C
Elbasan

Rama dy mesazhe brenda orës për grevistet: Nuk ju kam ftuar për negociata, rafineria nuk është e shtetit

Kryeministri Edi Rama në një kohë të shkurtër ka shkruar dy mesazhe për grevistet e Ballshit.

Rama ka thënë se nuk i ka thirrur për negociata, sepse sipas tij nuk kanë çfarë të negociojnë, teksa ka vijuar me idenë se rafineria ka qenë pronë private dhe jo e shtetit.

Kreu i qeverisë ka shtuar se nuk i ndihmojnë dot më shumë se sa me një asistencë.

“Edhe njëherë: Nuk ju kam ftuar në asnjë negociatë, sepse nuk kemi asgjë për të negociuar pasi qeveria as nuk e ka shkaktuar hallin tuaj, as nuk trashëgon mbi vete problemin e krijuar nga kompania private! Rafineria nuk është e shtetit. Ju lutem na jepni mundësinë t’ju ndihmojmë!

Ideja se punonjësit e një kompanie private mund të bëjnë grevë kundër qeverisë për detyrimet e sipërmarrësit privat është e gabuar. Ju nuk e doni daljen në asistencë dhe e mirëkuptojmë, por ju’a përsëris, pa mbyllur grevën nuk ju’a qajmë dot hallin konkretisht përtej asistencës!”, thotë Rama në Twitter.

Pak më parë kryeministri i bëri edhe njëherë thirrje për mbyllje të grevës, teksa në Ballsh mbërriti Rudina Hajdari dhe artistët e Teatrit Kombëtar.

ora news

Lajme të tjera

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takon kreun e Doganave, VanHorn: Mbështetje në luftën kundër krimit dhe forcimin e sigurisë kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy...

Alarm në Selenicë! Zbulohen rreth 160 predha të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore

Rreth 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë zbuluar pranë urës së Vodiçës, në fshatin Vodiçë, Njësia Administrative Kotë, Bashkia Selenicë. Zbulimi...

E rëndë në Tetovë/11-vjeçari bie nga ballkoni në rrethana të paqarta, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrugën Industriale në Tetovë, ku një fëmijë 11-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht. Sipas raportimevenga mediat...

Si u zhdukën shishet e verës me vlerë miliona euro të Ergys Agasit? SPAK nis hetimet, prokurori: Produkt i veprimtarisë kriminale

Skandali i zhdukjes së shisheve të shtrenjta të verës që u zbuluan në një qilar në një resort në pronësi të Ergys Agasit po...

Lufta prek naftën në Shqipëri/ Ngrihet lehtë çmimi, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit si në Kosovë

Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare si pasojë e konfliktit në lindjen e mesme është reflektuar dhe në disa prej pikave të...

“Mos i fut lekët në tokë se prishen”, Franc Çopja orientoi “Eskobarin” shqiptar të investojë paratë në lingota ari

Në emisionin “Në Shënjestër” u publikuan bisedat e transkriptuara nga aplikacioni SkyEcc ku shihet se si kreu i grupit kriminal Franc Çopja kërkon të...