6.5 C
Elbasan

Rama i prerë: Ideja se polici mund të preket me dorë duhet zhbërë, nuk ndodh në asnjë vend të BE, SHBA jo e jo

Teksa prezantoi Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, kryeministri Edi Rama deklaroi qartë se efektivi i policisë është i paprekshëm nga qytetarët.

Ideja se individi mund të prekë policin me dorë, duhet zhbërë tha Rama.

Nuk e parashikon, vijoi ai,  asnjë protokoll i policive të vendeve të BE, që polici i shtetit mund të preket me dorë.

Rama: Synohet nxitja e dhunës kundër shtetit dhe policisë së shtetit me qëllimin absurd të “përmbysjes së regjimit”. Cilit regjim? Policia e Shtetit ka ende shumë për të bërë, për ta shtrirë sjelljen e vet profesionale dhe qytetare por konsolidimi i idesë se me policët mund të sillesh si të duash kur ata janë në krye të detyrës ka krijuar bindjen e gabuar te individë të caktuar se mund ti bëjnë policit çfarë të duan dhe polici nuk duhet të reagojë. Nuk po sjell shembullin e SHBA ku sipas protokollit të normuar dhe të stërnjohur të policisë së shtetit ku polici i shtetit të ndalon makinën ti do të vësh duart te timoni dhe nuk duhet të lëvizësh asnjë gisht ose kur të thotë dil duhet të vendosësh duart te makina dhe nuk duhet të lëvizësh asnjë gisht. Por po u referohem protokolleve të shteteve të BE, kam lexuar dhe nuk kam gjetur asnjë rast ku presupozohet prekja me dorë e policit të shtetit. Kjo ide duhet zhbërë me profesionalizëm, qytetari dhe forcën e ligjit. Urdhrat, thirrjet dhe kërkesat e policisë nuk mund të diskutohen, ato duhet vetëm të zbatohen.Goditet policia e shtetit sepse është bërë gjithnjë e më shumë policia e shtetit dhe më pak e individëve dhe nuk është aspak e pushtetit. Janë rezultatet pse policia e shtetit sulmohet. Hidhen përpjetë ndaj qeverisë sikur policia e shtetit të jetë e keqpëdorur nga ndonjë pushtet amerikano-latin. Sipas raporteve, policia është bërë gjithnjë e më e besueshme.Nuk është opinioni publik një pakicë që bën zhurmën dhe përzien përditë zorrët e këtij populli përmes mjeteve që ka.Nuk e harroj pse ndodhi protesta. Dua ta ndaj shumë qartë

Lajme të tjera

Vetëdorëzohet në polici ish drejtori i burgut të Rrogozhinës

Burime nga blutë bëjnë me dije se ish drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është vetëparaqitur në polici, për të dhënë sqarime të...

Shtëpi bari në Peqin/ Policia jep detaje

Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kurtaj” për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura me anë të llambave. Operacioni u zhvillua nga...

“Shtëpi bari” në banesën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis janë zbuluar në një shtëpi në zonën e Peqinit, nga një aksion i organizuar nga policia këtë të enjte, 19...

Italia paketë masash në ndihmë të qytetarëve! Në Tiranë çmimi i naftës 200 lekë/litër, qeveria nuk ndërhyn

Tre javë nga nisja e konfliktit në Lindjen e Mesme, nafta në Tiranë ka arritur 200 lekë për litër. Përballë thellimit dhe zgjatjes së...

Vijojnë reshjet e borës në qarkun e Korçës, nuk raportohet për problematika në qarkullim

Reshjet e lehta të dëborës kanë vijuar gjatë natës së ditës së djeshme në juglindje të Shqipërisë. Më konkretisht, në fshatrat turistik të Dardhës dhe...

Ishte larguar nga shtëpia e saj që prej mëngjesit të sotëm, gjendet në kryeqytet 14-vjeçarja nga Durrësi

Gjendet në Tiranë 14-vjeçarja nga Durrësi që u largua nga banesa mëngjesin e sotëm. Lajmi konfirmohet nga policia e Durrësit e cila e shpalli të...