12.6 C
Elbasan

Rama i shtrin sërish dorën opozitës: Gati të dialogojmë me ju, me urdhra dhe kërcënime nuk arrini gjë

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe njëherë dorën e shtrirë për opozitën. Nga foltorja e Kuvendit teksa po prezanton programin, Rama premtoi para deputetëve të opozitës një mandat ndryshe, ndërsa ju tha këtyre të fundit se janë gati të dialogojnë.

Kreu i qeverisë tha se është njohur me disa nga synimet e tyre, ndërsa theksoi se me kërcënime dhe urdhra nuk kanë për të arritur asgjë. Gjithashtu, Rama shtoi se nuk pranon ndërmjetësues të tuaj për të zgjidhur çështje të caktuara.

“Nuk jemi të detyruar të merremi vesh për gjithçka, por cilësua e jetës nuk varet nga sa shpesh bie dakord qeveria me opozitën. Tjetër të polemizosh, tjetër të shash pa kursyer as muskuj, tjetër të votosh kundër dhe tjetër të hedhësh të grisur fletë e votimit. Ne nuk mund të mos përpiqemi të sillemi këtu si njerëz, si prindër q kjo sallë të mos zhytet në vulgaritet.  Të gjithë kush më shumë e më pak nuk kemi shkëlqyer në sytë e qytetarwve tanë. Shumë skena dhe fjalë ka arkivi 30 vjeçar i këtij Kuvendi. Shumë sherr mes nesh për të mos dalë asgjëkundi. Shumë kohë dhe mundësi të humbura. Dhe kur dalim që këtu pasi lëmë nam gjithmonë fajin se kemi ne por ata pala tjetër si kalamajtë që luajnë e ka kush e ka në oborr.

Nuk dua të drejtoj gishtin te pala tjetër por dua të mbaj vetëm pjesën e fajit tim që me siguri duhet të jetë më shumë se unë dhe ne. Dora jonë është e shtrirë, kjo nuk është fjalë për të kaluar radhën. Të jemi të qartë ne nuk duam asnjë lëshim nga ju por jemi gati të dialogojmë me ju për çdo lëshim që ju doni. I kemi dëgjuar në distance disa synime tuaja jemi gati të dialogojmë. Me urdhra dhe kërcënime me ne nuk keni arritur dhe s’do të arrini asgjë, ndërsa me komunikim duke folur dhe dëgjuar ne mund të merremi vesh për shumëçka. Nuk do të pranojmë asnjë lloj ndërmjetësuesi të huaj,” tha Rama. g.v/abcnews.al

 

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...