12.3 C
Elbasan

Rama i vendos afat për spitalin, Erdogan: Gati para 25 prillit, uroj që zgjedhjet të jenë të dobishme

Presidenti turk

premtoi kryeministrit Edi Rama ndërtimin e spitalit rajonal të Fierit për tre muaj. Kreu i qeverisë shqiptare i vendosi afatin, 7 prill dhe e cilësoi një bast të fortë. Por Erdogan, tha se kjo është një grimcë krahasuar me projektet që kanë realizuar në Turqi.

Një mesazh, presidenti turk e kishte edhe për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. “Dua të uroj që zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në 25 prill të jenë të dobishme për Shqipërinë dhe popullin shqiptar” tha ai.

Batutat për spitalin e Fierit

Erdogan: Mos ketë asnjë merak, në Stamboll kemi ndërtuar dy spitale me nga 1008 dhoma, kjo është një grimcë për ne, po ta krahasojmë me spitalet e mëdha që kemi ndërtuar. Do i pajisim me aspektin teknik, dhe po ashtu në spitalet tona në Stamboll ka nga 18 salla operacionesh, ky do jetë më i ulët.

Ministria jonë e shëndetësisë do të dërgojë edhe stafin mjekësor nga doktorët, infermierët dhe punonjësit e mjekësisë të trajtojnë edhe stafin shqiptar që po ashtu të përgatisë ekipin shqiptar që do të punojë në spitalin e Fierit. Do të themelohet universiteti teknik i Stambollit në Tiranë.

Rama: Zoti President deri në datë 7 prill, tre muaj.

Erdogan: Do të mbarojë para zgjedhjeve.

Rama: Jo, nuk ka rëndësi, zgjedhjet janë tjetër. Të regjistruar në Shqipëri janë 4 milionë e 200 mijë veta, heqim fëmijët që nuk dinë numërim, do të kesh 3.5 milionë supervizorë personalisht që do të ndjekin cdo ditë deri në 7 prill, e bëri Erdogani, s’e bëri Erdogani. Ke vënë një bast shumë të madh, ishalla po e mban.

db/Abcnews.al

Lajme të tjera

Elbasan/ I dënuar nga GJKKO për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Targeti”, duke vënë në pranga një 37-vjeçar të dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafikim...

SPAK publikon raportin e vitit 2025, rritet me 3.8% numri i hetimeve të përfunduara

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka publikuar raportin vjetor për vitin 2025. Në raportin vjetor SPAK bën me dije se numri i hetimeve të përfunduara në...

Sërish sirena alarmi në Akrotiri të Qipros, autoritetet thirrje banorëve: Tregoni kujdes të shtuar, ekziston kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë

Pas sulmit fillestar iranian me dronë në Akrotiri të Qipros, ku ndodhet një bazë ushtarake britanike, sirenat e alarmit kanë rënë sërish për banorët...

Durrës/ Pas një konflikti familjar, 44-vjeçari sulmon policët

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 44-vjeçar në Durrës, pasi ka fyer dhe kanosur dy punonjës të Policisë gjatë kohës që ndodhej...

U kap me kokainë gati të ndara në doza, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 18-vjeçar të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Në pranga ra shtetasi M. L., pasi më 7...

Prokuroria Speciale e SPAK-u marrëveshje për ekipe të përbashkëta hetimore

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj e drejtuesi i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë (SPAK), Klodjan...