7.4 C
Elbasan

Rama: Imagjinoni sikur Taulanti të rrihte një sipërmarrës si Gjergj Luca, s’do kishin lënë email pa çuar nëpër Europë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar konfliktin që ndodhi disa ditë më parë në Elbasan, mes sipërmarrësit Gjergj Luca, dhe kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi. Rama e ka quajtur Lucën një biznesmen të nderuar dhe një krijues të vendeve të punës në Elbasan.

“Imagjinojeni për një moment sikur grushtuesi i një sipërmarrësi, i një punëkrijuesi si Gjergj Luca të kishte qenë cilido prej nesh, dhunuesi publik i sipërmarrësit të ishte Taulanti, çfarë do të ishte bërë dhe çfarë do të kishin bërë.

Imagjinojeni sikur grushtuesi i një sipërmarrësi, grabitësi i telefonit të tij, të ishte Taulanti, a Klarenci.

Sa email-e do të kishin derdhur nëpër europë dhe sa do kishin vënë kujën, por ne e kemi të qëartë se njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara”, tha Rama.

Sakaq Rama foli dhe për mitingjet e PD ku tha se po rrezikohet jeta e njerëzve.

“Ne po bëjmë detyrën tonë për të respektuar rregullat duke respektuar njerzit, duke rrespektuar të drejtën themelore të secilit për jetën dhe për shëndetin. Të tjerët po shfaqin një nga tiparet e tyre më të kqija, ky që po shfaqin është një tipar i politikës së rrugës dem babadem me gjoja grumbullime spontane tek vetura e Boratit i cili del mbi veturë dhe përshëndet dasmorët klitharalk me dy gishta e flamuj pa marrë aspak parasysh që kështu rrezikohet shëndeti i tyre e i familjarëve të tyre.

Lufta me armikun e padukshëm është sfida e sfidave. Zmbrapsja e virusit është sfida e sfidave. Nuk mund të vaksinojmë intensivisht nga njëra anë dhe të tallemi nga ana tjetër. Është abuzive këtë nuk mund ta bëjë një forcë politike që ofrohet si alternativë qeverisëse, ky skuthllëk është tipar i karakterit të tyre politik dembabadem. Në do të gjemën mënyra për të angazhuar njerëzit me komunikimet tona por asnjëherë nuk do të biem pre e turmave”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

(E.K/Faxweb.al)

Lajme të tjera

Kush janë katër ministrat e rinj të qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka bërë plot 7 ndryshime në kabinetin qeveritar këtë të enjte, 26 shkurt, pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste...

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

Dëmtimi i rrugës që lidh Tiranën me juglindjen ka ngarkuar trafikun në doganën e Bllatës. Pas marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut i gjithë trafiku, kryesisht...

Ulen kërkesat për azil në Britani! Shqiptarët bien nga “froni”, jo në top 5 e emigrantëve të paligjshëm

Emigrantët e paligjshëm shqiptar zyrtarisht nuk janë më një problem në Mbretërinë e Bashkuar. Autoritetet kanë publikuar bilancin e emigracionit për vitin që kaloi,...

Shakira konfirmon romancën me aktorin 15 vite më të ri

Këngëtarja me famë botërore Shakira ka konfirmuar zyrtarisht se është në një lidhje të re dashurie me aktorin britanik Lucien Laviscount, duke i dhënë...

Po punonte mbi çatinë e banesës së tij dhe ra nga lartësia, humb jetën 49-vjeçari në Shkodër

Një 49-vjeçar në fshatin Grudë e Re të Shkodrës ka humbur jetën pasi ra nga lartësia e çatisë së banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur...

Dosja ‘Metamorfoza’, SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite për ish shefin e policisë

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me burg të Pëllumb Gjokës, një nga shtatë të akuzuarit e dosjes “Metamorfoza”, që doli në dritë gjatë komunikimeve...