9.5 C
Elbasan

Rama inspekton punimet në HEC-in Moglicës: Fuqizohet sistemin elektro-energjetik shqiptar

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e infrastrukturës Belinda balluku kanë inspektuar punimet në HEC-in e Moglicës, i cili ka nisur aktivitetin tregtar. Teksa bisedoi me ekspertët, Rama u shpreh i kënaqur për avancimin e projektit, duke theksuar se vënia e tij në punë do të sjellë fuqizimin e sistemit elektro-energjetik në Shqipëri.

“Në fakt, kur ka filluar puna kemi pasur probleme për të zgjidhur, për t’ju lehtësuar të gjithë procesin, sepse ju e mbani mend shumë mirë që ka pasur një sërë hallesh të mëdha për projektin dhe në radhë të parë ndërtimi i rrugës, por dhe një sërë çështjesh të tjera dhe më vjen shumë mirë që e kam dëgjuar edhe nga drejtuesit e kompanisë që, përkundër perceptimit, në Shqipëri janë ndjerë shumë herë më mirë se në disa vende të tjera nga pikëpamja e seriozitetit, e shpejtësisë dhe transparencës së qeverisë.”

Duke prezantuar investimin, inxhinierët u shprehën se puna do të vijojë me ritme edhe më të shpejta.

“Jemi në fazën finale të përfundimit të punimeve dhe brenda fundit të vitit planifikohet të mbyllen të gjitha punimet e mbetura. Janë duke u mbyllur punët e kolaudimit, por ka filluar gjenerimi i energjisë elektrike,” – pohoi drejtuesi i projektit.

Edhe më herët, kreu i qeverisë është shprehur se investimet në sistemin e energjisë do të vijojë me hidrocentralin e Skavicës, punimet për të cilin pritet të nisin vitin e ardhshëm.

HEC Moglica, hidrocentrali më i madh në projektin Hidroenergjetik të Devollit, nis aktivitetin tregtar duke shënuar kështu një tjetër zhvillim të rëndësishëm në fuqizimin e sistemit elektro-energjetik në Shqipëri. Diga e Moglicës, me një lartësi prej rreth 167 metra, është një nga më të lartat në botë në llojin e vet. Fuqizimi i mëtejshëm i sistemit shqiptar të energjisë do të vijojë me Skavicën, vepra madhore e mbetur në sirtar prej më shumë se gjysëm shekulli, e cila do të nisë të ndërtohet vitin e ardhshëm pas përfundimit këtë vit të projektit të detajuar inxhinierik?

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Montag, 22. Juni 2020

Lajme të tjera

E reja gjendet e pajetë në një hotel në Shkëmbin e Kavajës, nisin hetimet për 2 administratorët e biznesit

Ditën e djeshme është gjetur pa shenja jete një 31-vjeçare nga Kosova në ambientet e një hoteli në Durrës. Policia e Durrësit njofton sot se...

Largimi i bluzave të bardha, Urdhri i Mjekut: Ulen kërkesat për “certifikatën e sjelljes së mirë”

Kërkesat e mjekëve për t’u larguar nga Shqipëria duket se kanë pësuar rënie vitet e fundit. Të dhënat e Urdhërit të Mjekut në Shqipëri,...

Lëvizte i armatosur në Lushnjë, shpallet në kërkim 21-vjeçari, arrestohen 5 shokët e tij (EMRAT)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe bazuar në informacionet e...

Tensione në protestën e PD, molotovë e fishekzjarre në drejtim të MB dhe ish-ministrisë së Ballukut, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Që në nisje të protestës në drejtim të Kryeministrisë janë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë. Pas Kryeministrisë, janë hedhur molotovë dhe mjete piroteknike drejt Ministrisë së...

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të diel

Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të...

39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shijak, ku një 39-vjeçar ka tentuar të vrasë një person. Dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen...