14.9 C
Elbasan

Rama kërkon mandat të tretë nga Elbasani: Shqiptarët nuk kanë alternativë më të mirë

Kryeministri Edi Rama shpalli objektivin e tij nga Elbasani për marrjen e një mandati të tretë në krye të qeverisë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në prill-maj të vitit të ardhshëm.

“Shqiptarët sot nuk e kanë një alternativë më të mirë se PS dhe as një Kryeministër më të mirë se unë”, tha Rama gjatë fjalës së tij pas mbledhjes së grupit parlamentar.

Simbolika që kishte zgjedhur për ta mbështetur këtë deklaratë ishte gjithashtu i goditur. Fjalën e mbajti ndërsa në sfond pas kishte bustin e Skëndërbeut që ndodhet në hapësirën e  fabrikës së peshkut në Elbasan.

Rama: Tërmeti dhe pandemia janë nga ato ngjarje që tundin tokën nën këmbët e një vendi të tërë jo më të një qeverie. Jemi mbledhur që tu ftoj në një reflektim të thellë por të shpejtë të cilin sot dua ta nisim për ta kryer në javët e ardhshme bashkarisht secili individualisht dhe së bashku në grupe më të vogla, një reflektim si do ta vazhdojmë përpjekjen sot si skuadër dhe individë dhe si do ta kurorëzojmë këtë mandat me bindjen dhe besimin e nevojshëm për një mandat tjetër, të tretin radhazi për të parën herë në historinë e PS por edhe Shqipërisë pluraliste. Po e nis nga vetja, çfarë duhet të bëj më shumë dhe më mirë në këtë sezon për të merituar me bindje dhe besim respektin e atyre që më besuan të bindur, privilegjin e madh të drejtimit të shtëpisë sonë, Shqipërisë, tre vjet apo 7 vjet më parë. Shumica e shqiptarëve e kanë të qartë që nuk e kanë sot për sot një kryeministër më të mirë por a jam unë Kryeministri më i mirë që mund të jetë për ta?Po ju a jeni deputetët më të mirë që ata mund të kenë sot për sot? A është kjo që kemi bërë secili prej nesh dhe të gjithë së bashku më e mira që mund të bëjmë për ta? Shqiptatët sot nuk e kanë një alternativë më të mirë sesa mua dhe ju që na vunë në krye të vendit tre vjet më parë. Këtë e dinë, shumica e tyre nuk e diskuton.

E megjithatë Rama tha se nuk ka vend për vetëkënaqësi dhe se shqiptarët meritojnë dhe duhet të kenë më shumë.

Rama: Por kjo sot nuk më mjafton fare dhe atyre jo e jo nuk ju mjafton. E pyes veten shpesh dhe po pyes këtu me zë të lartë, po PS mund të bëjë në krye të vendit më shumë sesa ne kemi bërë deri këtu? Pa asnjë dyshim po. Patjetër që përderisa unë jam këtu dhe kam ndërmend të kërkoj një mandat tjetër në fund të këtij që kam kam bindjen se do të bëj më shumë akoma. Sa të gatshëm jeni? Unë jam i gatshëm t’ua provoj shqiptarëve se kam edhe më të madhe dëshirën, ambicien dhe vullnetin për të bërë më shumë për ta. Uroj që edhe ju të jeni të gatshëm për të bërë të njëjtën gjë. Çfarë mendon sot familja socialiste për mua dhe për ju? Dua të dëgjoj zërin e  çdo anëtari dhe anëtarje të të marrë përgjigjen. Me time kam bërë gjithçka kam mundur dhe nuk kam lënë asgjë pa bërë nga ato që kam mundur por sot nuk mjafton.Dua të di mendimin e të gjithë familjes sonë sa më parë ndërkohë që partia do të hyjë në betejën më të madhe të një mandati.

Lajme të tjera

Vërtetohet shkencërisht! Mbetjet e Kurum shkaktojnë kancer. Banorët e Bradasheshit po vdesin nga ajri i ndotur

  Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka zbardhur detaje që lidhen me kontrabandimin dhe menaxhimin e paligjshëm të...

Jepnin para me fajde dhe merrnin si “garanci” pasuri të paluajtshme, dërgohen në gjyq tre persona në Korçë

Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq tre persona, të cilët jepnin para me fajde dhe si “garanci” merrnin edhe...

FOTOT/ Vajzat e showbizit shqiptar dhe trendi i guximshëm: Me bikini në mes të borës

Së fundmi, disa nga vajzat e showbizit shqiptar dhe rrjeteve sociale janë bërë pjesë e një trendi të ri dhe mjaft të guximshëm: dalja...

Më shumë tokë, më pak para/ INSTAT: Fermerët punuan sipërfaqe më të mëdha, por fitimet ishin më të ulëta

Fermerët shqiptarë në vitin 2024 punuan më tepër tokë, dhe fituan më pak, këtë realitet e tregojnë të dhënat e INSTAT. Saktësisht perimet kanë regjistruar...

Treni Rrogozhinë-Vlorë-Aeroport: Projekti, gati në qershor

Kontrata për projektin paraprak për rehabilitimin e linjës ekzistuese Rrogozhinë – Vlorë dhe lidhjen me Aeroportin e Vlorës përfundon në qershor 2026”.  Përfaqësues të...

Dokumentari “Melania” tejkalon pritshmëritë, 7 milionë dollarë fitime në fundjavën e hapjes

Dokumentari i ri mbi Melania Trump, gruaja e parë e SHBA-së, ka bërë debutim të suksesshëm në kinema, duke fituar 7.04 milionë dollarë gjatë...