8.2 C
Elbasan

Rama krah liderëve të Ballkanit mesazh BE: Nuk jemi në depresion, nuk do lutemi, s’ka problem një konferencë më pak

Kryeministri Edi Rama nuk e fsheh dot zhgënjimin për mos çeljen e negociatave. Në fjalimin që mbajti në formumin e Prespës këmbënguli që Ballkani Perëndimor nuk duhet të jetë peng i BE-së port ë ecë përpara me projektet e saj.

“Pse duhet të presim të bëhemi vende anëtarë që të bëjmë tregti pa barriera.  Pse duhet të presim që të bëhemi pjesë e BE-së që të kemi lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave. Të kemi një sportel në kufij dhe kufijtë të jenë të hapur dhe të lirë për njerëzit tanë. Këtë mund ta bëjmë dhe vetë.  Është miopi të kuptohet që investimet e mëdha do të vijnë në vendet tona nëse nuk ka një treg rajonal”  

Rama  gjithashtu tha se vendet e Ballkanit Perëndimor do vijojnë me reformat pa u ndalur dhe nëse nuk pranuan të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, s’ka problem.

“Nuk mund ti krijojmë probleme vetvetes. Nëse mund të matet depresioni ata janë më depresiv prej nesh, më nervoz. S’kemi nevojë të ankohemi, nuk do të lusim, apo të sillemi si djem të mirë, pse nuk na doni. Këtë nuk do ta bëjmë. Ne jemi fëmijë që rritemi.

Nuk doni të keni konferencën e parë ndërqeveritare? S’ka problem, një konferencë më pak. Mund të mbajmë këtu më shumë konferenca të tilla këtu në Prespë

Pavarësisht se jetojmë në një rajon me konflikte –  duke kujtuar se secili nga fqinjët e Shqipërisë pretendon se ka ardhur i pari në rajon dhe është superior nga tjetri – duhet të ecim para tha Rama.

Edi Rama: Jetojmë në këtë rajon me shekuj. Kemi dhe konflikte. Vëllezërit tanë grekë aktrojnë se kanë ardhur këtu para të gjithëve, ne aktrojmë se jemi të njëjtët. Maqedoniasit dhe bullgarët aktrojnë se janë të parët në rajon. Pashë një boks të mirë fjalës mes Kurtit dhe Anës (Brnabiç), ata janë edhe sot këtu. Disa vite më parë ishte e paimagjinueshme.

Meqë u thirrëm nga Papa i BE, Merkel. Si besimtarë të mëdhenj në BE të gjithë donim që të shkonim tek Papa. Kjo ishte një kthesë, ne vendosëm që ta vazhdojmë më tutje. Nuk kemi çfarë të humbim por kemi shumë çfarë fitojnë”.

ora tv

Lajme të tjera

Raporti i KLSH: Bashkia e Elbasanit, prokurime me mangësi dhe dëm ekonomik

Nga Fatbardha Nergjoni Një auditim i realizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) për një vit kalendarik në bashkinë Elbasan ka evidentuar mangësi në...

Vrau të dashurin e më pas nusen e xhaxhait të saj, si ndodhi ngjarja e rëndë në Podujevë, autorja 30-vjeçare në gjendje kritike në...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Podujevë, me pasojë dy viktima dhe një të plagosur. një 30-vjeçare e identifikuar si...

Elbasan, qytetarët përballen me rritjen e çmimeve të produkteve bazë: Nuk po ia dalim dot të plotësojmë vaktet

Qytetarët e Elbasan po përballen me një situatë të vështirë ekonomike për shkak të rritjes së menjëhershme të çmimeve të produkteve bazë, përveç rritjes...

Ushqime që duhet të konsumoni më shumë këtë periudhë

Disa përbërës të zakonshëm mund të kenë efekte të fuqishme pozitive në shëndetin tonë. Ja disa përbërës që ia vlen t’i shtoni më shumë...

Shembja e rrugës në Librazhd u harrua, gërryerja e Shkumbinit vazhdon pa kontroll

Edhe pse ka kaluar vetëm një muaj nga shembja e aksit rrugor në Librazhd, situata në terren mbetet po aq alarmante, në mos më...

Vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025-n, bien të tjerët

Ecuria e tregut të punës në Shqipëri për vitin 2025 tregon se teksa ekonomia rritet, vendet e reja të punës janë ekskluzivitet i vetëm...