11.7 C
Elbasan

Rama: Listat e hapura e bëjnë të pamundur krijimin e koalicioneve parazgjedhore

Vetëm pasi kodi elektoral siguroi votat e nevojshme për miratim në Kuvend, kryeministri Rama u deklarua për hapjen e listave. Rama mohoi që ndryshimet vinë si rezultat i kalkulimeve elektorale të socialistëve.

Rama: PS është partia më e madhe e shqiptarëve sot. Pas një viti kur të bëhen zgjedhjet të shohim. Pa asnjë diskutim PS nuk ka asnjë lloj qëllimi tjetër përveçse të përmirësojë Shqipërinë dhe tu japë sa më shumë të drejta njerëzve. Nuk ka asnjë lojë apo pazar, asnjë përpjekje për tu fshehur pas gishtit apo për të treguar gishtin kur gishti tregon hënën. Jemi në qendër të jetës politike, kemi detyrimin të mbrojmë interesat e vendit dhe njerëzve dhe të bëjmë çmos që të gjitha forcat politike të ndihen të përjashtuar apo kërcënuar nga procesi. Opozita parlamentare ndihet shumë e kërcënuar nga numërimi partiak, kanë të drejtën e  tyre. Por kjo është një marrëveshje e bërë me opozitën jashtëparlamenare dhe opozita parlamentare duhet të kuptojë se nuk mund të marrë gjithçka që kërkon. Opozita jashtëparlamentare ndihet e kërcënuar nga hapja e listave, ndoshta kanë të drejtë por nuk mund të marrin gjithçka. PS që është forca më e madhe dhe ka të drejtën të ketë ndonjë dëshirë, në këtë proces ka vetëm një dëshirë: Që të gjithë të tjerët të marrin sa më shumë nga ajo që kërkojnë, ne jemi ok,nuk ka problem.

Padyshim që hapja e listave nuk vjen as për shkak aritmetik.

Rama: Nuk është këmba ime në një këpucë sot për shkak aritmetik që na çon në konkluzionin që ne duhet të hapim listat por është bindja jonë që populli shqiptar në shumicë dërmuese kërkon diçka dhe ne duhet t’ja japim atë që kërkon. Nuk kam dëshirë të vazhdoj të pikturohem nga të tjerët si njeriu që kërkon të kontrollojë gjithçka, do lista të mbyllura. Nuk besoj që listat e hapura janë recetë çudibërëse dhe do të transformojnë cilësisht Kuvendin e Shqipërisë por mundësia që qytetarër të kenë edhe një zgjedhje preferenciale në listën e deputetëve është detyrim në këto kushte ku dhe vetë klasa politike konsiderohet një rreth i mbyllur me të drejtë e pa të drejtë, por përgjithësisht më shumë me të drejtë.

Por PS me këtë goditje të minutës së fundit, realizon edhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Rama: Patjetër që listat e hapura e bëjnë të pamundur formulën aktuale të koalicioneve sepse i bie që të kemi në një fletë votimi, llogariteni aritmetikisht 40 parti këtej dhe 40 andej, nga 35 kandidatë secili në Tiranë, një fletë votimi që do të ishte një qilim nga Universiteti deri te Monumenti i Skënderbeut. Kjo nuk do të thotë që kemi tendencë apo qëllim që të pengojmë subjektet të bëjnë marrëveshje mes tyre dhe të kenë një subjekt unikal, është çështje e tyre. Të gjitha vendet europiane, kemi Holandën që ndalon kategorikisht çdo formë koalicioni, kemi shumë vende ku subjektet bashkohen në një listë dhe nuk kemi asnjë vend përveç vetes sonë ku një mullar i madh me parti, ku shumicën se ka dëgjuar askush në jetën e vet, futen në një tren të madh, përfitojnë nga buxheti i shtetit dhe bëjnë që qytetari të votojë për njërin dhe votën ta marrë tjetri.

Kur u pyet nëse u detyrua nga Basha që të firmosë marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore, Rama u shpreh.

Rama: Modestisht po qartësisht po ju them që mua ka vetëm një koalicion që më detyron dhe ky është koalicioni i marrëdhënies time me veten, me popullin dhe familjen time. Nuk më detyron dot askush të bëjë gjëra që i bien ndesh këtij koalicioni. Marrëveshja e 5 qershorit u realizua si rezultat i çdo lëshimi. Hera e parë në historinë e këtij vendi që një marrëveshje pre gatishmërisë sonë për të bërë kodin zgjedhor e bën nga A te Zh opozita. Kemi shkelur mbi veten tonë për ta kënaqur deri në fund PD dhe grupin që ajo udhëheq.Nuk kam më shumë respekt për ata që janë jashtë sesa për ata që janë brenda parlamentit.

ora news

Lajme të tjera

Imuniteti i Ballukut/ Deputetët e opozitës kërkuan mbledhje të Këshillit të Mandateve, denoncon Bylykbashi: Kryetari i Kuvendit na mbylli derën e sallës

Sot paradite, pesë anëtarë të opozitës në Këshillin e Mandateve thirrën një mbledhje të Këshillit në orën 11:00. Megjithatë, mbledhja nuk u zhvillua, pasi dera...

Trafiku i çmendur në Elbasan! Policia “dorëzohet”! Bëni durim

📌 Policia Rrugore e Elbasanit, në gatishmëri të shtuar për menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë rrugore 👮🏻‍♀️👮🏻‍♂️🚔 Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP...

5 arsye pse duhet të konsumoni ananas pas ushqimeve të rënda këtë periudhë

Në kultivimin e ananasit nuk përdoren pesticide dhe mjete të tjera mbrojtëse. Ananasi është frut i adhuruar në gjithë botën, për shkak të shijes dhe...

Aksident në Lushnjë, makina përplaset me motorin, plagoset rëndë një nga shoferët

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Lushnjës. Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit, pranë kryqëzimit të fabrikës së miellit. Në...

Bora përfshin Korçën, nuk raportohen akse rrugore të bllokuara

Mëngjesin e kësaj të premteje kanë nisur reshjet e dëborës në qarkun e Korçës. Konkretisht, në aksin rrugor Boboshticë-Dardhë, autoritetet rrugore kanë nisur pastrimin...

Dyshohet atak kardiak, 42-vjeçari ndërron jetë gjatë një ndeshjeje futbolli në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Novoselë, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën gjatë një ndeshjeje futbolli. Sipas policisë, 42-vjeçari është goditur nga...