11.5 C
Elbasan

Rama me maskë, ia lë Metës në dorë datën e zgjedhjeve. Basha: Sa më shpejt. Të vegjëlit propozojnë 18 prillin

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-se Lulzim Basha per gazetarët nuk thanë një datë konkrete se kur i kishin propozuar presidentit mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Për Bashën rëndësi ka mbajtja e zgjedhjeve sa më shpejt ndërsa Rama u shpreh i gatshëm në cdo datë me përjashtim të 2 majit që përkon me pashkët ortodokse.

Sot eshte një ditë e ngjeshur për Presidentin e Republikës Ilir Meta, i cili zhvillon konsultimet me krerët e partive politike, për datën e zgjedhjeve parlamentare.

Basha: Sa me shpejt

Në prononcimin për median Basha tha se rendesi kishte që zgjedhjet të mbaheshin sa më parë.

Lulzim Basha: ‘’Shumica absolute e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot, jo nesër. Ata duan zgjidhje sepse janë të lodhur nga propaganda, dështimet dhe mashtrimet. Qytetarët kanë nevojë urgjente për punë, bizneset kanë nevojë urgjente për mbështetje. Mjekët, infermierët kanë nevojë për rritje pagash, për kushte dinjitoze për t’u përballur me kolapsin shëndetësor që është bërë më i dukshëm për shkak të pandemisë.

Ne ora 12:00 – Kryetari i PD-se Lulzim Basha mberrin ne presidence.

Ora 11: 24 Me maskë të zezë, Rama takon Metën

I vetmi me maskë kryeministri Edi Rama ishte në presidencë në takimin e thirrur nga presidenti për datën e zgjedhjeve.

Burimet nga presidenca bejne me dije se Rama i është shprehur presidentit se ishte gati për zgjedhje në çdo datë, përveç 2 majit që janë Pashket ortodokse
Takimi nuk zgjati shumë vetëm disa minuta dhe Rama u largua sërish me makinë pa dhënë asnjë prononcim për median e instaluar tek presidenca sot.

Kryeministri Edi Rama mbërriti në presidence i shoqëruar nga Taulant Balla.

Ora 11:00 PR e PAA: Më 18 prill, PDIU e PBDNJ: Sa më shpejt
Takimet kane nisur qe ne oren 09:30 minuta dhe do vazhdojne deri pasdite vone. Ajo çka vihet re është se të gjitha partitë janë dakord që data e zgjedhjeve të jetë më e afërta pikërisht 18 prilli.

PAA: Zgjedhjet me 18 prill
Partia Agrare Ambientaliste , me përfaqësues Arben Tafaj prozon 18 prillin

“18 prilli është datë e përshtatshme pasi maji është periudhë e jo e përshtatshme dhe shumë shqiptarë largohen jashtë për të punuar.Ndërsa 18 prilli përkon mes dy Pashkëve.

Ne foto:Arben Tafaj ne takim me presidentin per konsultimet per daten e zgjedhjeve

Dule: Sa me shpejt

Ora 10:30 Në Presidence ndodhen dhe Vangjel Dule i PBDNJ-se dhe Dashamir Shehi.

Kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule i ka propozuar presidentit datën më të shpejtë.

Vangjel Dule ne prononcim per median: Vlerësojmë ftesën e presidentit ndaj forcave politike për të disktuar datën e zgjedhjeve si akt përgjegjshmërie. Nga këndvështrimi im situata realiteti politik kërkojnë zhvillimin e zgjedhjeve me procedurën më të shpejtë dhe në kohën më të mirën e mundshme. Daten me te shpejtë të mundshme konform legjislacionit.

Ne foto:Vangjel Dule ne takim me presidentin per konsultimet per daten e zgjedhjeve

 

Ne foto: Dashamir Shehi duke hyre ne presidence

Ora 10:10 PR propozon 18 prillin

Partia Republikane propozon 18 prillin. Perfaqesuesi i PR-se Arjan Madhi pas takimit me Metën u shpreh: “Do të jemi pjesëmarrës në cdo tryezë që do të adresojë përshtatjen e Kodit Zgjedhor me ndryshimet kushtetuese që sollën të re listat kushtetuese do të jenë të hapura. Cdo përpjekje tjetër që do të mund të fusë axhendë tjetër do të kërkonte dakordësinë politike të këshillit politik.”

Ne foto: Arjan Madhi ne takim me presidentin per konsultimet per daten e zgjedhjeve

Idrizi: Data te jetë sa më e afërt

Ora 09: 57 Ne nje prononcim per median, kreu i PDIU-se, Idrizi tha se kishte propozuar datën më të shpejtë.

“Shprehëm qëndrimin se duhet të jetë data më e shpejtë që e parashikon Kushtetuta, pasi vendi ndodhet në një krizë të thellë ekonomike dhe sociale”.

Ne ora 09: 40 – Në presidencë mbërriti kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi. Më pas ishin edhe përfaqësuesi i PR-se, Arjan Madhi dhe kreu i Partise Demokristiane, Nard Ndoka.

Ne foto: Shpetim Idrizi ne takimin me presidentin

 

Takimet e tjera

Ora 11:00 – Në selinë e presidencës është kërkuar të jetë kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, apo dhe personat e autorizuar prej tij.

Ora 12:00 – Vetëm një orë pas bisedës me mazhorancën, Meta ka ftuar në takim Lulzim Bashën apo dhe personat e autorizuar prej tij.

Ora 12:30 – Në presidencë është ftuar kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, apo dhe personat e autorizuar prej saj.

Ora 17:30 – Në presidencë është e ftuar Rudina Hajdari.

Dy datat e mundshme – Sipas ndryshimeve të reja, zgjedhjet zhvillohen në periudhën 15 prill – 15 maj, kjo për të mos ndikuar në sezonin turistik. Por, një tjetër periudhë mbetet dhe 15 tetor deri në 15 nëntor.

Deri më tani duket se palët kanë rënë dakord që votimet të mbahen në periudhën prill – maj. Sipas kodit zgjedhor data e zgjedhjeve duhet të shpallet 9 muaj para mbarimit të mandatit të kuvendit aktual.

Ndërkaq, ambasadorja e SHBA përmes një shkrese dërguar partive kryesore u kërkon forcave politike ti bëjnë veting kandidatëve të cilët duhet të jenë me integritet moral. Sipas saj liderët e partive janë përgjegjës për përzgjedhjen e tyre.

ora tv

Lajme të tjera

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas Shoqëria publike e menaxhimit të mbetjeve...

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...

Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump: Jemi furnizuar mirë...

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit...

Pas 11 ditësh bllokim, ARRSH: Aksi Librazhd-Prrenjas hapet sot në orën 12:00

Rruga Librazhd-Prrenjas do të hapet mesditën e sotme. Përmes një postimi në rrjetë sociale ARRSh bën me dije se në këtë aks do kenë mundësi...

Shkarkimi i Prodës/ Hapen aplikimet për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit. Procedurat dhe afatet

Pas shkarkimit të Ilir Prodës nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, janë hapur aplikimet për drejtuesin e ri. Përmes një...

Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan

Zarf në shtëpi/ Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan vijon...