15.5 C
Elbasan

Rama me të rinjtë në Gramsh: Sa më lart të ngjitesh, aq më e vështirë bëhet ngjitja. Mendja të thotë “ndalu”

Kryeministri Edi Rama është ndalur mesditën e sotme në Gramsh ku ka zhvilluar një takim me të rinjtë e kësaj zone.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PS u shpreh se, historia na ka treguar se sa herë kemi dashur ti biem shkurt, na ka dalë më gjatë.

“Jemi shumë më larg të shkuarës dhe shumë më afër së ardhmes. Por mos e harroni për ansjë moment: se sa më lart të ngjitesh aq më e vështirë bëhet ngjitja. Aq më shumë sprovohet karakteri, durimi, vendosmëria, kurajoja dhe mbi të gjitha besimi.

Thonë se, kur nisesh drejt një maje, sa më afër majës, aq më e largët duket maja. Sepse këmbët janë shenja lodhje, sepse zemra rreh fortë e më fortë, se mendja të thotë ndalu, ulu, pusho. Ose akoma më keq, të thotë “shiko se mos ka ndonjë rrugë tjetër”. Në këtë moment njeriu, komunitet, populli, një komb i tërë sprovohet, për të fituar apo për të humbur.

Sipas Ramës, Shqipëria mund të ndërtohet vetëm nga PS dhe nga asnjë forcë tjetër politike dhe se askush tjetër mund ta bëjë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm dhe agroturizëm.

Edi RamaKëtë luftë e fiton vetëm kjo shumicë qeverisëse, harrojeni se me ata të tjerët do të vazhdojnë gjërat siç vazhdon me të dyja frontet dhe rindërtimi do të kryhet siç po e kryejmë e do e kryejmë deri në fund.

Harrojeni se Shqipëria që po ndërtojmë ne me shumë mund, mund të ndërtohet nga një tjetër forcë. Nuk ka forca të tjera që mund ta bëjnë Shqipërinë të ardhmen tonë. Mund ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm dhe agroturizëm.

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...