11.2 C
Elbasan

Rama: Minishengeni nuk u projektua në bodrumet e ish-Jugosllavisë, Kosova të bëhet pjesë e procesit

Këtë të enjte është zhvilluar në Shkup konferenca e Minishengenit me pjesëmarrës kryeministrin Edi Rama, presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç si edhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

 

Në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh se Minishengeni nuk është një nismë e projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë, ndërsa i bëri thirrje vendeve të tjera që t’i bashkohen.

Kryeministri theksoi se çështjet e të shkuarës mund të zgjidhen nëse sytë janë nga e ardhmja, duke shtuar se kupton arsyen përse Kosova ende është jashtë këtij takimi, por sipas Ramës duhet të ndryshojë qëndrim dhe të bëhet pjesë e këtij procesi.

“Skemi marrë përsipër të bëjmë një karikaturë të Bashkimit Europian. S’kemi luksin të humbasim kohë sepse kemi humbur shumë.  Nuk kemi parër asnjëherë se çfarë fitojmë ne nga bashkëpunimi, por kemi parë se sa keq heq tjetri nga konflikti. Kush thotë se kjo është nismë e projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë , jeton në një botë paralele, jeton për politikë në lëkurën e njerëzve dhe jo për rritjen e mirëqenies dhe jo forcimin e urave mes njerëzve.

Kjo është krijimi i një hapësire që jeton me parime dhe vlerat e mekanizmat e BE. Sot më e gjatë është koha e pritjes në kufi se sa është koha për të shkuar nga një vend në tjetër.  

Dua të ripërsëris se çështjet e pazgjidhura mes nesh nuk zgjidhen duke hedhur poshtë dhe mohuar potencialin e këtij bashkëpunimi. Sa më shumë ky potencial të kthehet në perspektivë ka më shumë mundësi që edhe çështjet e pazgjidhura të zgjidhen. Sot dua të ritheksoj se për Shqipërinë kjo nismë është strategjike dhe do të vazhdojmë me këmbëngulje drejt saj.

Brenda vitit të ardhshëm i gjithë sistemi i qarkullimit, jo vetëm i njerëzve, por edhe i mallrave të jetë i njehsuar me BE. Mali i Zi është bërë një problem, për çfarë mendohet, po Bosnja për çfarë mendohet? Sepse e di për çfarë mendohet Kosova dhe në këtë pikë jam në qëndrim të kundërt sepse për mua të gjitha këto vende duhet të jenë pjesë e këtij procesi.

Dëgjoj patriotët e Shqipërisë që thonë hekurudha hekurudha …cila hekurudhë …Kush do të investojë për hekurudhat nëse treni shkon nga Tirana në Shkup…Ku do të gjenden këto para… Por nëse bashku kemi fuqinë të ndërtojmë një projekt të përbashkët, i gjithë volumi i lëvizjes justifikon ndërtimin. Shqipëria jeton me turizëm, sot volumi i turizmit nga rajoni rritet në mënyrë domethënëse. Ne jemi këtu për të ardhmen dhe çështjet e të shkuarës zgjidhen shumë më lehtë nëse sytë janë nga e ardhmja”, tha Rama.

Nga ana tjetër kryeministri Zoran Zaev, deklaroi se nisma rajonale e Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë përmban katër liritë e BE-së dhe se me këtë nismë synohet lehtësimi i jetës së qytetarëve dhe fuqizimi i bashkëpunimit rajonal.

Po ashtu presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç theksoi se nuk duhet të presin që dikush tjetër të punojë për ta, por se secili duhet të marrë vetë fatin në dorë.

“Qytetarëve tanë duhet t’u dëshmojmë që jemi të aftë të mendojmë për vetveten dhe të mos presim që dikush do të na udhëzojë apo drejtojë, të marrim përsipër fatin tonë. Të kaluarën duhet ta lëmë mbrapa, duhet të shikojmë të ardhmen dhe brezat e rinj”, ka thënë Vuçiç.

/abcnews.al/

Lajme të tjera

Komisioni Europian: Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

Bashkimi Europian ka dalë me një deklaratë lidhur me mbrojtjen që po i bën mazhoranca Belinda Ballukut e pandehur e SPAK për shkelje të...

Bashkia Rrogozhinë drejt zgjedhjeve të parakohshme, dënohet me burg kryetari Edison Memolla

Edison Memolla është dënuar me 1 vit burgim. Memolla që doli nga zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të tre viteve më parë, u dënua...

Performanca e Bad Bunny në Super Bowl ndez debat, mesazh për emigrantët dhe reagim i ashpër nga Trump

Superylli portorikan Bad Bunny ishte protagonisti kryesor i “Halftime Show” në Super Bowl, duke sjellë një performancë energjike dhe me mesazhe të forta në...

Ligji i ri për gjuetinë, gjoba deri në 1.3 lekë për shkeljet! Vërejtjet nga shoqatat e gjuetarëve

igji i ri për gjuetinë përcakton masa të ashpra ndëshkuese për shkelësit. Gjobat për gjuetinë në zona të ndaluara, për kapjen e specieve jashtë...

Martesat për letra jashtë vendit, rekord divorcesh në Fier! Vetëm në 2 vite, 29 padi për mosnjohje atësie

Fieri mban rekord për divorce, martesa fiktive dhe fëmijë të lindur jashtë martese. Sipas statistikave, për vitin 2025 rezulton se u regjistruan nga një...

“Ndaloni mjaltin në temperature të lartë dhe moshë të vogël”, nutricionistja: Ja çfarë ndodh

Mjalti nuk rekomandohet në temperaturë të lartë dhe në moshë të vogël. Kështu u shpreh nutricionistja Adelajda Gjonaj në Dita Jonë në A2 CNN,...