13.1 C
Elbasan

Rama ndryshon Kushtetutën me opozitën e re, hiqen koalicionit: Ndërkombëtarët të mos ndërhyjnë

Me 106 vota pro dhe 10 kundër kryeministri Edi Rama kaloi në Kuvend me opozitën e re ndryshimet kushtetuese në ditën e fundit të këtij sesioni parlamentar

Me ndryshimet kushtetuese, hapen listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore.

PS nuk e pati të vështirë të gjendte votat për ndryshimet kushtetuese nga opozita e re në parlamet edhe pse nuk pati dakordësinë e PD e LSI-se në këshillin politik as të presidentit Ilir Meta, apo dhe thirrjet e ndërkombëtarëve që ndryshimet të ishin konsensuale.

Mesazhin e kësaj dite Rama e dha përmes kravatës ku shkruhej “Revolucion”

Ata që kanë votuar sot këtu të jenë të bindur që kanë bërë gjënë e duhur ndërsa ata që nuk kanë votuar u them se kanë penguar zbatimin më të mirë të parimit të sistemit propocional rajonal, kanë penguar fuqizimin e ndikimit të votuesve në përzgjedhjen e kanditatëve. Kanë penguar përfaqësimin më të mirë të komuniteteve në parlament, kanë sabotuar sigurimin e një përfaqësimi të drejtë të tëgjithëve bashkë. Pas pak nga numerimi i votave do te dale qe treni me vagonat fantazem ka ikur ne lume dhe hapja e listave per zgjedhjen e deputetit eshte reale. ” u shpreh Rama në fjalën e tij në Kuvend.

Pasi u sigurua për votat Rama doli edhe kundër SHBA. Me tone të larta i tregoi kufijtë edhe ambasadores Yuri Kim:

I takon shtetit shqiptar të vendosë përmes parlamentit të vet çfarë bën me sistemin zgjedhor.

Ky është vendim i parlamentit shqiptar dhe i takon shtetit që përmes parlamentit të vendosë se çfarë bën me sistemin zgjedhor, nuk është zgjedhje që kemi detyrimin ta ndajmë as me ambasadorën amerikane dhe as të BE e askënd tjetër.

Kur dëgjoj ambasadoren amerikane që thotë do ti ndjekim me vëmendje drejtuesit politikë nëse do e mbajnë apo jo fjalën sinqerisht nuk më vjen mirë.”

Edhe pse fton kreun e PD-se ne tryezen e keshillit politik Rama është i qartë për të mos lejuar sistemin e koalicioneve parazgjedhore.

“Eshte shpikje shqiptare. Tipike hile. Tani me treni me vagonat fantazem iku ne lume dhe mundesia e populli të zgjedhë deputetin është reale”

Deputetët që votuan kunder
1- Adriatik Alimadhi
2- Fatjona Dhimitri
3- Gjetan Gjetani
4- Kujtim Gjuzi
5- Elda Hoti
6- Lefter Maliqi
7- Erjon Piciri
8- Artur Roshi
9- Zef shtjefni
10- Suzana Topi

Deputetet qe nuk ishin ne seance për shkak të Covid-19

1 -Ralf Gjoni
2- Elio Hysko
3- Enver Roshi

Deputetet qe munguan për arsyet e tyre:

1-Alma Borova
2-Eneda Papllani
3-Ligoraq karamelo

Pasi u largua nga parlamenti Rama ftoi Bashen për tu mbledhur në këshillin politik duke nisur nga e premtja, në rast të kundërt ai tha se opozita do të qëndrojë jashtë vendimmarrjes sa i takon hapjes së listave dhe koalicioneve parazgjedhore.

Ora news

Lajme të tjera

Rogerti vijon me akuza të rënda ndaj Selin: Ti do vetëm burra me para

Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe në ditën e...

E frikshme, 30 shpërthime brenda një nate”/ Banorët e Teheranit rrëfejnë momentet e tmerrit nga sulmet SHBA-Izrael

Sulmet ajrore të SHBA dhe Izraelit mbi Teheran po përshkallëzohen, ndërsa Izraeli njofton goditje të reja “në shkallë të gjerë” ndaj infrastrukturës së regjimit. Banorët...

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takon kreun e Doganave, VanHorn: Mbështetje në luftën kundër krimit dhe forcimin e sigurisë kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy...

Alarm në Selenicë! Zbulohen rreth 160 predha të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore

Rreth 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë zbuluar pranë urës së Vodiçës, në fshatin Vodiçë, Njësia Administrative Kotë, Bashkia Selenicë. Zbulimi...

E rëndë në Tetovë/11-vjeçari bie nga ballkoni në rrethana të paqarta, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrugën Industriale në Tetovë, ku një fëmijë 11-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht. Sipas raportimevenga mediat...

Si u zhdukën shishet e verës me vlerë miliona euro të Ergys Agasit? SPAK nis hetimet, prokurori: Produkt i veprimtarisë kriminale

Skandali i zhdukjes së shisheve të shtrenjta të verës që u zbuluan në një qilar në një resort në pronësi të Ergys Agasit po...