10.1 C
Elbasan

Rama në komunikimin me komitetin e ekspertëve turk: Sistemi shëndetësor shqiptar i qëndrueshëm

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një komunikim online me komitetin e ekspertëve të Shqipërisë e Turqisë për situatën e COVID-19.

Rama u shpreh se sot kemi një sistem shëndetësor të qëndrueshëm, ku për hospitalizim nuk ndeshemi me pamundësi.

Rama: Ne e shfrytëzuam çdo ditë për të përgatitur strukturat e nevojshme spitalore për muajt në vijim dhe për fazat e tjera dhe më vjen shumë mirë që sot ne jemi në kushtet kur mund të vazhdojmë të themi se sistemi është i qëndrueshëm, se nevojat për tu hospitalizuar nuk ndeshen në pamundësi, se rrjeti i ngritur i strukturave që trajtojnë Covidin ka akoma një hapësirë të konsiderueshme zgjerimi sipas nevojës. Dhe sigurisht edhe se kemi arritur të racionalizojmë në mënyrë të arsyeshme burimet tona jo të pakufishme, përkundrazi financiare në funksion qoftë të motivimit maksimal të skuadrave të mjekëve dhe të infermierëve që janë në vijnë e parë dhe në funksion të të gjithë logjistikës specifike që kërkohet për të përballuar këtë agresion që të merr frymën literalisht, që kërkon linja  oksigjeni dhe që kërkon aparaturat të posaçme në numra të konsiderueshëm.

Ora tv

Lajme të tjera

Emiratet e Bashkuara Arabe futen në luftë, sulmojnë për herë të parë Iranin/ SHBA dhe Izraeli godasin 5 rafineri nafte

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë sulmuar për herë të parë Iranin, pretendojnë mediat izraelite, sipas të cilave shënjestra ishte një impiant shkripëzimi. Izraeli mendon se...

Përdorimi i medikamenteve për dobësim, mjekët: Marrja e “Ozempic” nga të rinjtë, pasoja negative në shëndet

Nga një medikament për trajtimin e diabetit tip 2, në një trend shqetësues, Ozempic po përdoret masivisht nga të rinjtë për rënie të shpejtë...

Përfundon procesi i vetingut, 805 magjistratë e ndihmës ligjorë kaluan në “skaner”

Data 5 mars shënoi përfundimin e Vetting-ut. 805 magjistratë dhe ndihmës ligjorë iu nënshtruan procesit të gjatë të verifikimit, të bazuar në tri kritere:...

EMRI/ Rëndohet tragjedia në Itali, pas 24-vjeçarit, ndërron jetë në spital edhe shoferi shqiptar

Ka ndërruar jetë në spital edhe 39-vjeçari, Tili Pilinci, i cili mbeti i palgosur rëndë në aksidentit e së hënës (3 mars) në autostradën...

8 Marsi, festë apo protestë? Si lindi Dita Ndërkombëtare e Gruas

Perceptuar njëkohësisht si festë dhe protestë, duke vënë theksin tek gratë dhe të drejtat e tyre, 8 marsierdhi nga lëvizja e punës dhe gjithçka...

Apartamentet e marra me qira i kishin kthyer në “fole” prostitucioni/, Arrestohen dy braziliane

Kishin marrë me qira dy ambiente të cilat i kishin përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit. Arrestohen 2 shtetase braziliane. Procedohet penalisht pronari i...