12.6 C
Elbasan

Rama nga Elbasani: Të votosh për Lulin e të marrësh peshqesh Ilir Metën, PD s’ka program

Kryeministri Edi Rama nga Elbasani teksa foli për PS-në si alternativa e mirë që qytetarët mund të votojnë në 25 prill të 2021-it, në distancë ka sulmuar dhe kundërshtarët e tij.

Shefi i qeverisë në fjalën e tij është shprehur se të gjithë ata që janë të zhgënjyer me PS-në, duhet të mendojnë mirë nëse do të duan që të votojnë Lulzim Bashën, Kryemadhin, Metën dhe Berishën, pasi sipas tij ata janë bashkë.

“Çfarë kërkon më shume Ilir Meta sot, a mund të ma thotë njeri çfarë duhet akoma që Shqipëria ti japë Ilir Metës?

Që kur ka lindur shteti shumë asnjë figurë politike s’ka marrë nga Shqipëria sa ka marrë Ilir Meta nga pikëpamja e privilegjeve më të larta.

S’ka privilegj më të lartë se të jesh kryeministër kryetar parlamenti e president. e letë më të jesh të treja pa u bërë 50 vjeç! Të gjitha këto Shqipëria ka ka dhëne Ilir Metës! E ça do tani, që nuk lë as të vdekurit rehat se të gjallët jo e jo. Ça kërkon Ilir Meta tani që ka marrë trastën tani e vjen vërdallë varreve për të dekoruar heronjtë, për t’i bërë mjeshtra pune e mjeshtre arti e zanatesh.

E bëj këtë pyetje jo për Ilir Metën si person, por për fenomenin e tmerrshëm të mos ndaljes në të parit dhe trajtuarit Shqipërisë si plaçkë dhe shqiptarëve si mish për top.

Si mund të thotë PD që jam gati të qeverisë, kur nuk ka reflektuar asgjë, të njëjtat njerëz, të njëjtin ide, në ndryshim që në vend të liderit është një dezhurn, është një bosh. Nuk e kemi betejën me ta, kundërshtarët tanë, nuk janë ata. Ata janë kundërshtarët e Shqipërisë. Kundërshtarët tanë janë ato ndjenja vetëkënaqësie, vetëmjaftueshmërie, vetë përmbushje që të pengojnë të shohësh shumë më tutje kur je i pari”, është shprehur Rama.e.su./abcnews.al

Lajme të tjera

Tronditëse/ “Kam edhe dy vajza të tjera”, babai vret të bijën 23-vjeçare pas debateve për… Donald Trump

Një 23-vjeçare britanike u qëllua për vdekje nga i ati gjatë një vizite në shtëpinë e tij në Teksas. Siç bëjnë me dije hetimet, ajo...

Zyrtar i lartë amerikan vizitë në Shqipëri, Tervakoski takime me krerët e SPAK, GJKKO dhe BKH: SHBA e angazhuar për të luftuar krimin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë publikoi një postim ku theksohet forcimi i partneritetit mes SHBA dhe Shqipërisë në fushën e...

Masakër në një shkollë në Kanada, 10 të vdekur dhe 25 të plagosur. Autorja dyshohet se është vetëvrarë

Dhjetë persona kanë humbur jetën pas shtënëve në provincën e British Columbia në Kanada. Gjashtë persona u gjetën të vdekur brenda shkollës së mesme...

21 protestues përfundojnë në pranga, sulmuan më gurë e molotovë policinë, procedohen deputetët e PD

Policia e Tiranës ka arrestuar 21 persona në lidhje me protestës e zhvilluar pasditen e së martës nga Partia Demokratike. Mes të prangosurve janë edhe...

I akuzuar për sulmin kibernetik ndaj SPAK, ish-drejtori i Burgjeve paraqitet në GJKKO, nis seanca parapake

Ish drejtori i Burgjeve Agim Ismaili është paraqitur në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, ku po mbahet seanca paraprake. Ismaili është vënë nën hetim nga SPAK...

Mos harroni çadrat, reshje të herëpashershme shiu në të gjithë vendin

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët...