12.9 C
Elbasan

Rama nga Elbasani:Reagim i padenjë dhe mizerabël kundër vaksinimit të personaliteteve

Ndërsa në Tiranë ka nisur vaksinimi kundër Covid-it i personaliteteve mbi 80 vjeç, kryeministri Rama nga Elbasani tha se kjo është vetëm një simbolikë dhe respekt ndaj tyre pasi vaksinimi do të vijojë edhe me 80-vjeçarë të tjerë, njerëz të zakonshëm.

Rama: Bëhet fjalë për të filluar vaksinimin e 80-vjeçarëve me disa personalitete që janë 80 vjeçarë për të dhënë një mesazh solidariteti me ta, një mesazh përkujdesje për ta. E vë re dhe me një farë sekëlldie që kur këta njerëz ndahen nga jeta ka një moment lotderdhje dhe një moment rrjedhje fjalësh e fjalimesh për ta që nuk ma ha mendja që do të dukeshin më bukur nëse ne do të duhej të përballeshim me humbjen e ndonjërit prej tyre për shkak të mungesës së vaksinës, nga ana tjetër dhe për të shfrytëzuar pozitivisht imazhin dhe influencën e tyre te njerëzit në kushtet kur vaksinimi është një fushatë kudo. Vaksinimi ka dhe një aspekt tjetër që është sensibizilimi dhe lehtësimi i barrës psikologjike i atyre që dyshojnë te vaksina apo mendojnë  se vaksina është e dëmshme apo produkt i një konspiracioni botëror për të eleminuar njerëzimin e të tjera marrëzira si këto. Fillojmë me kategorinë e 80-vjeçarëve dhe janë të parët në mënyrë simbolikë sepse do të vazhdojë dhe me njerëz të zakonshëm.

Reagimet lidhur me diferencimin, Rama i cilësoi të padenja dhe mizerabël. Sipas shefit të qeverisë, dozat e vaksinave që do të shkojnë për personalitetet në peshën e përgjithshme të volumit të vaksinave që do të bëhen, janë disa pika uji në det.

Rama:Është bërë një reagim shumë i padenjë, shumë mizerabël lidhur me këtë nga njerëz që kanë mundësi të komunikojnë me publikun dhe e shpërdorojnë në mënyrë të rëndomtë këtë mundësi duke u përpjekur që edhe këtë rast ta shfrytëzojnë për të shfryrë mllefin ndaj qeverisë, ndaj meje por kjo nuk është e denjë edhe sikur të bëhej fjalë për disa njerëz që mbase nuk ishin 80, po 79 apo 78, por njerëz që i kanë dhënë kësaj shoqërie, njerëz që kanë kontribuar dhe sakrifikuar për të krijuar vlera në këtë shoqëri, unë nuk besoj se do të ishte e denjë të ngrihet e gjithë kjo stuhi në gotë kur bëhet fjalë për disa dhjetëra persona që në peshën e përgjithshme të volumit të vaksinave që do të bëhen janë disa pika uji në det.

ora tv

Lajme të tjera

Braktis PDIU? Lumturi Hasa shpall kandidaturën për kryetare të PD Elbasan

Ish kandidatja për deputete e listës së opozitës në Elbasan Lumturi Hasa përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se do...

TË PAPREKSHËM/ Kush janë bosët shqiptarë të krimit që sfidojnë drejtësinë nga Dubai

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 trajtoi zhvillimet e fundit lidhur me shqiptarët e botës së krimit që kanë gjetur strehë në Dubai, duke theksuar...

63-vjeçarja humbi jetën në urgjencën e Elbasanit, nis hetimi për dy mjeket e pavionit

Dy mjekë të pavionit të urgjencës në Elbasan janë proceduar penalisht nga prokuroria, pas vdekjes së një pacienteje në këtë spital. Sipas njoftimit të policisë,...

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj Arben Ahmetaj dhe 10 të pandehurve të tjerë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për...

‘Dhunues’, ‘Fake’, ‘Të nxira të dyshimta në krahë’, publiku kryqëzon Mateon

Marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale ditët e fundit, duke nxitur diskutime të forta dhe reagime të...

Ngec integrimi i Shqipërisë/ Moldavia kalon e para dhe merr direkt 189 mln euro nga BE

Edi Rama ia doli të bllokojë integrimin në BE për të mbrojtur veten dhe Belinda Ballukun. Ndërkohë që Shqipëria ka ngecur, Moldavia po përparon me...