9.4 C
Elbasan

Rama nga Korça: Brenda javës nisim vaksinimin te +65. Basha i varur kokë e këmbë nga Saliu

Gjatë vizitës së tij në Korçë kryeministri Edi Rama është shprehur se brenda javës do të vijojë procesi i vaksinimit te grupmoshat mbi 65 vjeç ndërsa u shpreh i kënaqur me ecurinë e deritanishme.

Edi Rama: “Edhe në Korçë, si kudo jo vetëm në qëndrat e vaksinimit por në çdo qëndër shëndetësore të Republikës së Shqipërisë, vijon intesivisht vaksinimi. Është një lehtësim i madh për njerzit që vaksinohen, është ndenjë shumë e fortë nderi për ne që bëjmë çmos kur shohim gjithë këta gjyshër e gjyshe që buzëqeshin.

Do shkojmë menjëhrë te +65 dhe kjo gjë do të fillojë brenda javës, kështu që ata që janë gati 70 dhe 60+ të përdorin portalin e-albania dhe njëkohësisht do lajmërohen mjekët e familjes.

Sistemi po funksionon realisht sahat,ritmi është shumë i lartë do ta mbajmë këtë ritëm me doemos sepse sa më shumë të vaksinojmë aq më shpejt do të dalim nga ky tunel duke këputur masivisht hallkat e zinxhirit të infektimeve”.

Më tej, shefi i mazhorancës nuk kurseu as sulmet ndaj takimeve elektorale të kreut të PD Lulzim Basha, të cilat sipas tij shkelin çdo rregull dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

Për ta ilustruar Rama dhe edhe shembullin e Kosovës.

Edi RamaE përsëris që vaksinimi masiv ka të domosdoshëm dhe distancimin që do të thotë që ne duhet të bëjmë të gjithë detyrën tlnë pasi nëse nk mbajmë distancë aq më tepër grumbullohemi siç po ndodh përditë në vatrat covid të fushatës elektorale të palës tjetër. Vonojmë procesin dhe biem në të njëjtin kurth ku ranë vendet e tjera. Shikoni Kosovën, u desh një fushatë elektorale pa distanca, me marshime për të rritur frikshgëm numrin dhë për të kthyer një trend negativ të vdekjeve.

Kjo është së pari një çështje përgjegjshmërie, respekti, për shëndetin. Mbi shëndetin nuk ka dhe nën shëndetin e njerëzve vijnë gjërat e tjera.

Basha është shprehur se nga procesi i vaksinimit ka edhe viktima?

“Çfarë mund të komentoj unë për këtë kjo është thjesht në e re që është shumë e vjetër, sepse ne kemi parë që sa herë mbi shqiptarët bie fatkeqësi Lulëzimi dhe të tjerët janë me fatkeqësinë dhe jo me shqipëtarët.

Ka një përmbytje janë me përmbytjen, ka një tërmet janë me tërmetin, ka një virus janë me virusin arriet deri këtu sa të flitet për vdekjet e shkaktuara nga vaksinat pas asnjë lloj arsyetimi për të përhapur panik, këngë e përditshme nga Saliu prej të cilit Luli varet kokë e këmbë.

Këta janë ata ,vaksina nuk mbron nga sëmundjet e tjera,vaksina nuk është një ilaç magjik që parandalon humbjen e jetës për shkak të sëmundjeve të tjera dhe vaksina vetë nuk është shkaktare e humbjes së jetës, histori e konfirmuar kudo“, tha ndër të tjera Rama.

ora news

Lajme të tjera

FOTO/ Pasi konfirmoi romancën e re të dashurisë, Bes Kallaku poston foton e parë pranë partneres

Aktori dhe këngëtari i njohur Bes Kallaku teksa konfirmoi zërat që qarkullonin për një romancë të re, ka publikuar së fundmi edhe një imazh...

Çahet rruga Librazhd-Pogradec. Policia apel për kujdes

Foto ilustruese Në aksin Librazhd-Pogradec, në vendin e quajtur Arrat e Gurrës, është konstatuar se çarjet e vjetra dhe të reja që ishin shfaqur në...

Si u fut fshehurazi një nen i ri në Kodin Penal për shpëtuar Frida Krifcën nga duart e SPAK-ut

mri i një ish ministre të Bujqësisë së qeverisë shqiptare është përmendur shumë shpesh në raportime dhe debate publike për dyshime që lidhen me...

Viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez për të gjitha shenjat

Viti i Ri Kinez ka trokitur dje dhe e gjithë popullsia kineze ka nisur festimet për Vitin e Ri kinez 2026. Ndryshe nga pjesa e...

Ushqimi dhe mosha: çfarë i duhet trupit në çdo fazë të jetës

Vlerat ushqyese të ushqimeve që konsumojmë nuk ndikojnë njësoj në organizëm gjatë gjithë jetës. Me kalimin e moshës, trupi pëson ndryshime të rëndësishme metabolike,...

Francë/ Përmbytje masive dhe alarm i kuq

Përmbytjet kanë përfshirë Francën, duke thyer rekordin 66-vjeçar për periudhën më të gjatë të reshjeve, teksa katër departamente perëndimore mbeten në alarm të kuq,...