17.2 C
Elbasan

Rama nga Vlora: Hapja e shkollave do sjellë rritjen e numrave, mësuesit të jenë striktë

Teksa ndodhet në Vlorë, kryeministri Edi Rama ishte sot në shkollën “24 Maji”, e cila është rikonstruktuar.

Kreu i qeverisë foli për një proces të vështirë mësimor gjatë këtij viti, për shkak të pandemisë.

Sipas Ramës me hapjen e shkollave do të kemi edhe rritjen e rasteve me të infektuar, megjithatë, thekson ai ndarja fizike e nxënësve me shkollën nuk mund të vazhdonte më.

Kryeministri u bëri apel mësuesve, që sipas tij kanë rolin më të rëndësishëm, që të punojnë me nxënësit, për t’i orientuar ata drejt respektimit të masave.

Na është dashur ta marrim këtë vendim të vështirë. Të gjitha shtete po e marrin. Është i vështirë sepse edhe pse thuhet dhe faktet thonë që fëmijët janë më pak të rrezikuar, nuk është e vërtetë për të gjithë. E dyta, fëmijët vetë mund të jenë më pak të rrezikuar, por janë transmetues.

Siç ka ndodhur në vende të tjera, do kemi prapë rritje të numrave. Por kostoja psikologjike e mos hapjes së shkollave është shumë e madhe. Dhe pasojat që mund të lerë janë shumë të mëdha. Midis të dyjave, në këtë zgjedhje rolin e posaçëm keni për të qenë sa më strikt.

Të jesh strikt, por i duruar. Nuk bëhet kjo me britma dhe rreshtore. Hajde shpjegoja Zahos pse nuk duhet të takohesh me shokun. Nga ana tjetër është shumë e rëndësishme për të punuar me prindërit. Duhet futur gjithë bota e fëmijëve në një kornizë. Është e nevojshme tu thuhet se është e përkohshme. Është një sfidë e madhe dhe e keni këtë barrë. Mësuesit duhet të punojnë shumë që të jenë të vetëdijshëm”, deklaroi Rama. g.v/abcnews.al

Lajme të tjera

Lufta prek naftën në Shqipëri/ Ngrihet lehtë çmimi, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit si në Kosovë

Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare si pasojë e konfliktit në lindjen e mesme është reflektuar dhe në disa prej pikave të...

“Mos i fut lekët në tokë se prishen”, Franc Çopja orientoi “Eskobarin” shqiptar të investojë paratë në lingota ari

Në emisionin “Në Shënjestër” u publikuan bisedat e transkriptuara nga aplikacioni SkyEcc ku shihet se si kreu i grupit kriminal Franc Çopja kërkon të...

VIDEO/ Barcelona hakmerret ndaj Atleticos, por në finalen e Kupës shkon ekipi i Simeones

Barcelona fitoi bindshëm 3-0 ndaj Atlético Madrid në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Copa del Rey, e zhvilluar në stadiumin Spotify Camp Nou. Skuadra...

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio: Trump vendosi të godasë Iranin pasi negociatat nuk po funksiononin

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të martën se presidenti Donald Trump vendosi të ndërmarrë sulme ndaj Iranit pasi arriti në përfundimin se...

Zgjidhet Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, djali i Khameneit

Asambleja e Ekspertëve të Iranit ka zgjedhur djalin e Ali Khameneit, Mojtaba, si Udhëheqësin e ri Suprem, pas rekomandimit të Gardës Revolucionare. Sipas disa burimeve...

Operacioni për kapjen e një të kërkuari në Dibër, plagosen dy efektivë të “Shqiponjave”, njëri prej tyre përfundon te ‘Trauma’

Dy policë të forcave shqiponja mbeten të plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se oficeri i policisë Gentjan Meda...