13.5 C
Elbasan

Rama njofton me Twitter ndryshimet në qeveri, ikën Cakaj e zëvendëson me Xhaçkën, kthen Niko Peleshin

Ndryshime të reja kanë ndodhur në qeveri, ku kryeministri Rama ka njoftuar largimin e ministrit të Jashtëm Gent Cakaj.

Përmes një postimi në Twitter, Rama informon se në vend të tij është emëruar ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Sakaq në vend të Xhaçkës, si ministër i Mbrojtjes është emëruar Niko Peleshi.

Më pas u mësua se Cakaj kishte paraqitur dorëheqje te parevokueshme.

Rama bëri këtë njoftim në orën 12:30 të së martes, ndërkohë që paraditen e sotme zhvilloi konferencën e fundvitit për më shumë se 1 orë e 40 minuta. Në asnjë moment kreu i qeverisë nuk paralajmëroi ndryshime në kabinet.

Ndërkohë Cakaj e njoftoi në Facebook dorëheqjen e tij, duke mohuar se kishte synime për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme.

Reagimi i Cakajt:

Të nderuar qytetarë,

Dëshiroj të ju njoftoj që sot, e martë, 29 dhjetor 2020, i kam paraqitur Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, dorëheqjen e parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm si Ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Pas përfundimit me shumë sukses të kryesisë së OSBE-së, hapjes së negociatave për anëtarësim me BE-në, punës së jashtëzakonshme për të siguruar një ulëse në Këshillin e Sigurimit për 2022-2023, zbatimit të një sërë masash të pashembullta për ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, si dhe duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem në asnjë cilësi, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar.

Dua të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim ndaj Kryeministrit Rama, për besimin e dhënë dhe bashkëpunimin e ngushtë në rrethana jo të lehta për Shqipërinë. Po ashtu, u jam shumë mirënjohës të gjithë bashkëpunëtorëve dhe stafit të MEPJ, për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin e përbashkët, për të ndërtuar një sistem diplomatik të denjë për ambiciet e Shqipërisë evropiane dhe të pakompromis në mbrojtje të interesit qytetar e kombëtar.

Në mbyllje, nënvizoj, mes tjerash, se angazhimi i Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin e forcuar marrëdhënien me shqiptarët në rajon duhet të vazhdojë me çdo kusht apo çmim.

Faleminderit nga thellësia e zemrës të gjithëve për mbështetjen, kritikat e punën e përbashkët! E keni për jetë mirënjohjen time – shërbimi ndaj jush ka qenë nderi më i madh i jetës sime!

 

Vetëm pak ditë më parë u ndryshua edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili u zëvendësua nga Bledi Çuçi që mbante detyrën e ministrit të Bujqësisë. Në vend të Çuçit u emërua Milva Ikonomi.

Lajme të tjera

Tre ditë i uritur dhe i etur në Iran, mbi kokë i fluturonin bombat futbollisti i kombëtares maqedonase Ashkovski: Më shpëtoi Asani

Një dëshmi tronditëse vjen nga futbollisti i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Stefan Ashkovski, i cili ka rrëfyer momentet dramatike që përjetoi në Iran,...

Vijon operacioni ushtarak i Izraelit në Teheran, ushtria izraelite njofton valën e 10-të të sulmeve që nga fillimi i konfliktit

Izraeli ka filluar “sulme në shkallë të gjerë që synojnë objektivat e regjimit terrorist iranian në Teheran”, thuhet në një deklaratë të publikuar sot...

Pasagjerët e bllokuar në Dubai paguajnë deri në 200 mijë euro për fluturime private

Një pjesë e pasagjerëve të bllokuar në Dubai paguan deri në 200 mijë euro për fluturime private. Dhjetëra mijëra pasagjerë janë bllokuar për shkak...

Bravo Ardit! Miri tregon se shet shokët për lojë

Një raport miqësor i nisur mes Mirit dhe Arditit jashtë shtëpisë u kris brenda Big Brother.Miri tha se kanë bërë biseda për lojën para...

Marko Hoti kontribuon në suksesin e koncertit të 2 Marsit në Lezhë

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të 2 Marsit, në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u organizua një koncert festiv nga Ansambli...

Motra e Mateos reagon pas fjalëve denigruese të Rogertit: Turp për burrin dhe babanë që je, për shembullin që jep

Një përplasje e fortë ka ndodhur së fundmi në mes të Mateo Borrit dhe Rogert Sterkajt. Ky i fundit në debat e sipër ia përmendi...