16.8 C
Elbasan

Rama nuk heq dorë: Mos u lodhni kot! 30 korriku nuk lëviz.

Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga votimi I ndryshimeve kushtetuese më 30 korrik.

Në fjalën e tij në Kuvend Rama e bëri të qartë këtë fakt duke thënë se askush të mos lodhet sepse ndryshimet kushtetuese do të votohen.

“Më 30 korik do te votojme as me shume e as më pak ate qe kemi rene dakord: Listat do te hapen dhe koalicionet do te ngrihen si kudo ne Europe.”

Ne kemi votuar këtu marrëveshjen e 5 qershorit dhe do të votojmë atë marrëveshje. Ata që thonë që 30 korriku cënon marrëveshjen e e 5 qershorit nuk dinë cfarë flasin, sepse kjo marrëveshje nuk është bllokimi i neneve që duhet të reflektojnë pas ndryshimeve kushtetuese ato ndryshime.

Marrëveshja e 5 qershorit ka thelb, përmbatje, administrata zgjedhore, financimi I partive, dhe të gjitha ato nuk preken dhe do bëhen sic kemi rënë dakord. Sigurisht pas votimit të gjithë kanë në të drejtën e tyre të diskutojnë.

Prandaj unë sërish përsëri apelin për PD e të gjithë grupin jashtë parlamentit të mos lodhen duke kundërshtuar 30 korrikun. 30 korriku është kryer.

Është marrëveshje e nënshkruar e të gjithë ata që e kanë marë përsipër ta votojnë do e votojnë është e mbyllur. Është vullnet i këtij parlamenti, që mund të jetë ilegjitim për Ilir Metën sipas rastit. ”  
Është marrëveshje e nënshkruar e të gjithë ata që e kanë marë përsipër ta votojnë do e votojnë është e mbyllur. Është vullnet i këtij parlamenti, që mund të jetë ilegjitim për Ilir Metën sipas rastit. ”  

Rama tha se Metes nuk ka asnjë të drejtë mbi vendimin e parlamentit për ndryshimet kushtetuese por vetëm duhet ti nenshtrohet.

Peng PS, shumicën tonë dhe qeverinë tonë nuk e merr dot askush në asnjë gjuhë të botës. 30 korriku, presidenti nuk ka asnjë të drejtë mbi vendimin e parlamentit për ndryshimet kushtetuese. As nuk I kërkohet të ketë një opinion, thjesht duhet ta pranojë sic duhet ta pranojnë të gjithë. Sic e pranuat dhe ju i dashur Korab dhe Myslymi. Sic iu nënshtruat ju ndryshimeve Kushtetuese të 1998. Kështu do ta njohin dhe do i nënshtrohen ndryshimeve kushtetuese të gjithë. 30 korriku nuk leviz jemi të qartë.

Rama: Meta meriton te shkarkohet por i nenshtrohemi Venecias

Ne seancen e sotme votohet raporti i komisioni hetimor per presidentin Ilir Meta.

Ilir Meta meriton të shkarkohet sipas vlerësimit tonë por I nënshtrohemi komisionit të VeneciasDuke e mbyllur e para ju them atyre që e komentojnë këtë vendim si ndryshim kursi në raport me Ilir Metën nuk është i tillë. Ne mendojmë se Ilir Meta duhet shkarkuar por jemi ndryshe nga partia e vjetër dhe e reja.

Ora news

Lajme të tjera

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...

Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump: Jemi furnizuar mirë...

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit...

Pas 11 ditësh bllokim, ARRSH: Aksi Librazhd-Prrenjas hapet sot në orën 12:00

Rruga Librazhd-Prrenjas do të hapet mesditën e sotme. Përmes një postimi në rrjetë sociale ARRSh bën me dije se në këtë aks do kenë mundësi...

Shkarkimi i Prodës/ Hapen aplikimet për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit. Procedurat dhe afatet

Pas shkarkimit të Ilir Prodës nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, janë hapur aplikimet për drejtuesin e ri. Përmes një...

Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan

Zarf në shtëpi/ Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan vijon...

Sulmi ndaj Qipros/ Greqia nis me urgjencë dy anije ushtarake dhe dy avionë F-16 në zonë

Situata e sigurisë në Mesdheun Lindor është përshkallëzuar ndjeshëm, pas incidenteve të fundit me dronë në Qipro, ku pak pas mesditës, sirenat e alarmit...