14.1 C
Elbasan

Rama për vaksinën: Jemi afër marrëveshjes, struktura te stadiumi do jetë gati javën e parë të janarit

Kryeministri Edi Rama është besimplotë se në muajt e parë të vitit të ardhshëm vendi jonë do të nisë vaksinimin  anti-Covid.

Duke folur me ekipin e mjekëve dhe infermierëve te Infektivi, ai tha se nisur instalimi i strukturës së vaksinimit te stadiumi “Air Albania” që do të jetë gati javën e parë të janarit të 2021.

Rama shtoi se grupet e para që do të vaksinohen do të jenë mjekët, mësuesit dhe efektivët e policisë.

Rama: Jam shumë i kujdesshëm në fjalët por jemi shumë afër përmbylljes së një marrëveshjeje me disa komponentë për vaksinën. Besoj që në fillim të vitit do të kemi dhe dozat e para që sigurisht janë për ju. Do të hidhet me short, do ta bëjë përpara Najada apo ti Tan.

Tritan Kalo: Unë përgjithësisht i hap rrugën kësaj.

Rama: Ju do të vaksinoheni shumë shpejt, çështje javësh besoj dhe pastaj do ta përshkallëzojmë. Është shumë situatë e vështirë për faktin se edhe shtetet e mëdha dozat që po marrin janë shumë më pak nga çfarë kishin parashikuar sepse baza prodhuese e SHBA, presidenti ka vendosur ndalimin e eksportit të çdo doze. Pjesa tjetër jashtë SHBA ka më pak doza dhe për fillimin është problem. Kam folur me disa kryeministra këto ditë dhe ata akoma nuk po i thonë publikisht shifrat sepse janë shumë më pak sesa çfarë kishin premtuar dhe ata jo sepse nuk kishin informacion por informacioni që kishin ka ndryshuar për shkak të dinamikës. Jemi në komunikim me disa nga shtetet sepse tani marrëveshjet bëhen shtet më shtet. Pavarësisht marrëveshjes me kompanitë, me Phizer, jemi shumë më afër dhe me AstraZeneca  që besoj se do të aprovohet brenda këtij viti.

Dhe me Modernën jemi në diskutim por ka një sasi shumë më të vogël jashtë SHBA. Dhe pastaj duhet të merret vesh shteti me shtete të tjera. U fol këtu për Maqedoninë e Veriut por ato janë 100 doza që Bullgaria ka deklaruar që do të japë për të, njësoj si për ne. Nuk e kemi deklaruar këtë gjë sepse e para është një shprehje dashamirësie por nuk është e fakt dhe së dyti nuk kemi dashur të bëjmë fjalë por jemi shumë afër dhe kemi shumë besim që për ekipin e spitaleve Covid që do të jenë të parët, që do të vaksinohen, do të jetë shumë shpejt.

Me Ministren kemi filluar të adaptojmë një projekt te stadiumi Air Albania për të vendosur të gjithë ekipet që do të bëjnë vaksinimin pasi me çfarë kemi dëgjuar dhe çfarë na kanë sugjeruar, në mjedis të hapur është shumë më mirë për të pasur dhe radha të kontrolluara. Mjedis i hapur por prapë dhe i mbyllur. Aty po bëjmë një projekt shumë të bukur që do të jetë gati në javën e parë të janarit dhe do të fillojmë me vaksinimin. Shumë shpejt do t’ju imunizojmë juve njëherë që të mos kemi asnjë shqetësim për shëndetin tuaj dhe pastaj do të vazhdojmë me gjithë mjekët, mësuesit, punonjësit e policisë që janë më në kontakt me njerëzit dhe pastaj do të përshkallëzohet me të tjerët.Ndërkohë të gjithë thonë që në mars dhe prill dozat do të jenë shumë dhe pastaj jam i bindur që do të ketë teprica sepse prodhimi është futur shumë fort në linjë.

Lajme të tjera

Elvis Roshi, i pandehur në gjyq/ Mbyllen hetimet për ish-bashkiakun e Kavajës, dosja zbret në Gjykatë

Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet për ish kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi, zbret dosjen në gjykatë. Pak ditë pas paraqitjes së Rroshit në SPAK, i...

EMRAT/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy personave të dënuar për drogë

Finalizohet operacioni i koduar “Burimi”. Mësohet se janë sekuestruar pasuri me vlerë 200 000 euro në pronësi të dy shtetasve të dënuar për trafik të...

C.Ronaldo i jep fund bojkotit, dorëzohet Al Nassr, i plotëson kërkesat legjendës portugeze

Tek Al Nassr mund të marrin frymë lirisht, jo vetëm në klubin saudit, por në të gjithë Arabinë. Më në fund, C.Ronaldo është qetësuar,...

U shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje, policia informacion zyrtar për arrestimin e kryebashkiakut të Rrogozhinës

Policia e Durrësit ka dhënë detaje rreth ezekutimit të vendimit për arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili u shpall...

VIDEO/ Moti ekstrem në Japoni, bora arrin në 4.5 metra, shkon në 46 numri i viktimave

Ka shkuar në 46 numri i viktimave në Japoni për shkak të motit ekstrem dhe reshjeve të dëborës. Ndërsa numri i të plagosurve ka arritur...

Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla

Është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla. Ky i fundit u vetëdorëzua para autoriteteve vetëm pak orë pasi Gjykata e Apelit...