17.6 C
Elbasan

Rama përjashton një izolim të dytë: Nuk mund të rrimë mbyllu-hapu përderisa virusi është këtu

Kryeministri Edi Rama kërkoi edhe njëherë nga qytetarët të respektojnë masat e sigurisë kundër Covid.

Në një konferencë për gazetarët, Rama tha se sistemi jonë shëndetësor është i përgatitur për të përballuar rritjen e numrave të regjistruar së fundmi, por për minimizimin e pasojave secili  duhet të marrë përgjegjësinë e vet.

Kryeministri e përjashtoi një mbyllje të dytë, sakohë tha ai virusi është mes nesh dhe nuk dihet edhe për sakohë do të jetë.

Rama: Janë çështje që ju takojnë ekspertëve. Një mbyllje e tjetër e Shqipërisë është diçka me përmasa jashtëzakonisht kritike, një kontroll i rregullave në hapje me polici dhe ushtri për çdo qytetar është i pamundur.Rritja e numrave ndodh në të gjitha vendet që hapen dhe është çdo qytetar që duhet të marrë përgjegjësinë e vet. Po bëjmë çmos për sa na takon por unë nuk mendoj se ne duhet ti kthehemi mbylljes. Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm që virusi nuk ka ikur dhe nuk do ikë për nuk e di sakohë dhe nuk mundet dot mbyllu-hapu përderisa virusi është aty. Mbyllja e parë ishte shumë e rëndësishme edhe për tu vetëdijësuar dhe përgatitur gjithë bota dhe ne. Jemi të përgatitur për ta përballuar në frontin e shëndetit këtë rritje numrash por nëse duam të ruajmë këtë trend dhe të minimizojmë pasojat çdokush duhet të marrë përgjegjësinë e vet. Të tjerat janë llafe, ky është thelbi.

Sa i takon autorizimit të spitaleve private për të kryer testimet, Rama tha se ky vendim i takon tas-forcës së shëndetësisë kundër Covid dhe jo atij.

Rama: Kemi rritur numrin e testeve dhe testet i bën autoriteti përkatës. A ja jep apo nuk ja jep të drejtën spitaleve private ti bëjnë këto janë çështje të autoritetit, jo e imja.

Lajme të tjera

EMRI/ Arrestohet ish-efektivi i policisë, për trafik droge e shpërdorim detyre

Arrestohet ish-punonjësi i Policisë, Hamëz Demushi. Dyshohet se është arrestuar për shpërdorim detyre dhe trafik droge.

Presidenti iranian i përgjigjet Trumpit për dorëzimin pa kushte: Një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti iranian Masoud Pesekian e quajti kërkesën e SHBA-së për “dorëzim pa kushte” “një ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”,...

Detaje nga aksioni në Vlorë, zbardhet vrasja e Gentian Qarrit/ Urdhërarreste edhe për Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn

Detaje të reja nga aksioni në Vlorë me urdhër të SPAK.  mësohet se është zbardhur vrasja e Gentian Qarrit. Autoritetet kanë lëshuar disa urdhër-arreste në...

Tornado në Michigan, raportohet për të paktën 4 viktima

Të paktën katër persona humbën jetën dhe më shumë se dhjetë të tjerë u plagosën pasi tornadot goditën shtetin verior të Miçiganit në SHBA,...

Hakeruan kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK/ GJKKO pranon kërkesën, dosja kalon si grup i strukturuar

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka pranuar kërkesën e SPAK për çështjen e hakerimit dhe...

Vrau dhe murosi të dashurën shqiptare, Prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për autorin

Prokuroria spanjolle ka kërkuar 22 vjet burg për italianin Marco Romeo, i akuzuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare, Sibora Gagani, në Torremolinos të...