9.3 C
Elbasan

Rama: Shqipëria siguroi 500 mijë vaksinat e para, 10 mijë dozat e para javën e tretë të janarit

Shqipëria ka siguruar vaksinën anticovid me anë të një marrëveshje të drejtpërdrejtë me kompaninë prodhuese Pfizer.

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ditën e parë të 2021 për të njoftuar shqiptarët se vaksinimi do të nisë në janar në ambientet stadiumit Kombëtar “Air Albania”

“Shqipëria ka siguruar 500 mijë dozat e para të vaksinës nga kompania Pfizer. Shoppingu im në New York ka mbaruar me sukses. Kemi dakordësi me akt normativ të firmosje së konstratës, sipas marrëveshjes së miratuar zyrtarisht nga kompania Pfizer. Sasia e dakordësuar do të paguhet menjëherë në bazë të termave dhe të procedurës tip të kompanisë me të gjitha vendet pa përjashtim.

10.750 e para të kësaj kontrate do të mbërrijnë në Shqipëri në fillimin e javës së tretë të janarit. 30.250 doza të tjera do të mbërrijnë në Shqipëri në muajin shkurt dhe të tjerat me radhë muaj pas muaji në bazë të planit të vaksinimit. Kjo është është nisja më e mirë e mundshme të këtij viti vendimtar të zmbrapsjes së këtij armiku të padukshëm”, ka thënë Rama.

Edhe bluzat e bardha të spitalit Covid në Prishtinë do të vaksinohen në të njëjtën kohë me mjekët në Tiranë pasi qeveria shqiptare ka vendosur për të mos e lënë vetëm Kosovën

Rama shtoi se negociatat për doza të tjera të vaksinës vijojnë edhe me shtete të tjera mike, pa dhënë emrat e tyre.

Ju bëj me dije se kemi garantuar ditët e fundit gatishmërinë e dy vendeve partnere për një total prej 9 mijë dozash në gjysmën e parë të janarit. Nuk mund ti përmend emrat sepse sot dinamika e re e krijuar nga marrëveshja zyrtare me Pfizer, do të ndikojë ose jo në finalizimin e këtyre operacioneve solidariteve nga ana e dy qeverive mike, që nuk na lanë vetëm në këto kohra egoizmi dhe cinizmi të frikshëm për kontinentin ku jetojmë, ku ende nuk dukej drita jeshile që u ndez mbrëmë.

Njëkohësisht me dy shtete të tjera po negociojmë për një sasi vaksinash nga Pfizer dhe Astazeneca. Besoj se shumë shpejt do të kemi qartësi për rezultatin e këtyre negociatave. Jam tejet falënderuar për këto dy vende sepse as njëri dhe as tjetri nuk hyjnë te vendet më të pasura të Europës, por kanë pasur bujarinë që ti konsiderojnë seriozisht lutjet tona.

Sjelljen e BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor për sigurimin e vaksinës , Edi Rama vijon ta quajë ta papranueshme.

 

Nuk ka munguar edhe ironia për të gjithë kritikët në Tiranë që sipas Ramës  paragjykuan vizitën e tij në New York.

Shoppingu im në New York ka mbaruar me sukses. Kemi dakordësi me akt normativ të firmosje së konstratës, sipas marrëveshjes së miratuar zyrtarisht nga kompania Pfizer. 

Lajme të tjera

“Dhuna nuk tolerohet në sportin tonë”/ Presidenti i FIFA-s akuza të rënda ekipit të Senegalit: E papranueshme ajo që ndodhi në fushë

Në një deklaratë të ashpër pas ngjarjeve dramatike që ndodhën në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës midis Marokut dhe Senegalit, Presidenti i...

Eskalon situata në BBVK – Limi shpërthen ndaj Albës: E pamoralshme, mashtruese e me gjitha t’kqijat

Lim Hoti është përfshirë në një debat të ashpër me ish-partneren e tij, Alba Pollozhanin. Ai ka shpërthyer në drejtim të saj, duke i nxjerr...

Çifti i moshuar plagos me thikë të miturit. Djali i tyre…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë, ku një çift i moshuar kanë plagosur me thikë një të mitur. Burime zyrtare nga policia bënë...

Shenjat që tregojnë se nuk po merrni mjaftueshëm Vitaminë D, ushqimet ku gjendet

Vitamina D ndihmon në forcimin e dhëmbëve dhe kockave tona, por ka shumë arsye pse është e nevojshme që trupi ynë të funksionojë mirë....

VIDEO/ Jo vetëm ilaçe dhe serume! Pamje të tmerrshme nga India, spitali “pushtohet” nga…minjtë

Pamje të tmerrshme janë ato të shpërndara në rrjet nga një spital në Indi Ai që duhet të ishte një nga godinat më sterile, pasi...

“Çmenduritë” e motit, Porja: Do kemi një javë me dy fytyra – nga temperaturat polare te pranvera e fundjavës

Mëngjesi ka nisur me temperatura të ulëta në të gjithë vendin, veçanërisht në zonat e thella malore. Qytetet e verilindjes si Peshkopia, Bulqiza, Bajram Curri...