17.2 C
Elbasan

Rama u kërkon kryebashkiakëve punë dhe investime për të mbledhur sa më shumë vota në zgjedhjet e 2021

Pas takimit që pati me deputetët e grupit parlamentar socialist dhe porositë që u la për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme, kryeministri Edi Rama mblodhi sot në Elbasan këtë pasdite kryebashkiakët socialistë.

Në takimin me dyer të ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Erjon Braçe, Rama përballi për dy orë kryebashkiakët socialistë me kritikat e deputetëve.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se përveç një analize të punës së bërë deri më tani nga kryebashkiakët, nga këta të fundit është kërkuar që të jenë forcë mbështetëse për kryetarët e qarqeve për zgjedhjet e ardhshme.

Nga kryebashkiakët është kërkuar që të rrisin shërbimin ndaj qytetarëve dhe forma të shumta investimi.

Qëllimi i kësaj është që të grumbullohen sa më shumë vota për një mandat të tretë.

Rama ka deklaruar se kryebashkiakët janë përgjegjës për humbjen apo fitoren po aq sa drejtuesit e qarqeve.

Pas takimit në Elbasan, kryeministri Rama do të takojë deputetët e Tiranës në selinë e PS-së.

Kanë qënë të zgjedhurit vendorë në Lezhë që para disa javësh shprehen pakënaqësitë ndaj ministrit të brendshëm Lleshi për drejtimin politik të tij, shqetësim që Rama e reflektoi duke e shkarkuar atë për ta zevëndësuar me ish-ministren Lindita Nikolla.

Burime bëjnë me dije se edhe deputetët janë të pakënaqur nga puna  e kryebashkiakëve socialistë me bazën dhe për këtë arsye pritet që Rama t’ju kërkojë pikërisht zbritjen e tyre nga zyra drejt njerëzve të thjeshtë.

PS riformatohet para zgjedhjeve

Dhe pasi të mbarojë të gjitha takime me strukturat Rama do të duhet edhe të formojë kryesinë  e re të PS, por për shkak të pamundësisë për t’i mbledhur të gjithë në një sallë, grupi organizator nuk po fikson dot një datë dhe modalitetet se si do të votojnë rreth 350 anëtarë, të paktën formalisht.

Pasi të reflektojnë thellë në një proces restarti të shpejtë socialistët do të nisin punën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Edhe pse Edi Rama kërkon mandatin e tretë, ende nuk e ka konfirmuar ekipin me të cilin do të dalë përpara qytetarëve për të kërkuar votën.

Kryesocialisti ua bëri të qartë edhe deputetëve të PS që në listën e 2021 do të hyjnë vetëm ata që do të japin aq sa duhet dhe jo aq sa munden.

Në 8 vite qeverisje, nuk kanë munguar pakënaqësitë brenda PS, dhe pas kërkesës së fundit të Ramës, pritet të ketë edhe përplasje të tjera brenda mazhorancës.

Pasi për të shkuar drejt një mandati të tretë, kryeministri e di që dera e PS duhet të jetë e hapur për rikthime dhe figura të reja.

Lajme të tjera

Lufta prek naftën në Shqipëri/ Ngrihet lehtë çmimi, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit si në Kosovë

Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare si pasojë e konfliktit në lindjen e mesme është reflektuar dhe në disa prej pikave të...

“Mos i fut lekët në tokë se prishen”, Franc Çopja orientoi “Eskobarin” shqiptar të investojë paratë në lingota ari

Në emisionin “Në Shënjestër” u publikuan bisedat e transkriptuara nga aplikacioni SkyEcc ku shihet se si kreu i grupit kriminal Franc Çopja kërkon të...

VIDEO/ Barcelona hakmerret ndaj Atleticos, por në finalen e Kupës shkon ekipi i Simeones

Barcelona fitoi bindshëm 3-0 ndaj Atlético Madrid në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Copa del Rey, e zhvilluar në stadiumin Spotify Camp Nou. Skuadra...

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio: Trump vendosi të godasë Iranin pasi negociatat nuk po funksiononin

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të martën se presidenti Donald Trump vendosi të ndërmarrë sulme ndaj Iranit pasi arriti në përfundimin se...

Zgjidhet Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, djali i Khameneit

Asambleja e Ekspertëve të Iranit ka zgjedhur djalin e Ali Khameneit, Mojtaba, si Udhëheqësin e ri Suprem, pas rekomandimit të Gardës Revolucionare. Sipas disa burimeve...

Operacioni për kapjen e një të kërkuari në Dibër, plagosen dy efektivë të “Shqiponjave”, njëri prej tyre përfundon te ‘Trauma’

Dy policë të forcave shqiponja mbeten të plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se oficeri i policisë Gentjan Meda...