7.4 C
Elbasan

Reforma a do të përfshijë largimin e Ardi Veliut? Rama: Eh Zot i madh! S’ka krizë në policinë e shtetit

Kryeministri Edi Rama njoftoi se ndryshimet në nivelet e larta të policisë së shtetit do të bëhen shumë më shpejt seç ishin planifikuar.

Kjo nxitur dhe dy ngjarjet tragjike në Vlorë e Velipojë.  Por a do të përfshijë kjo reformë dhe largimin e Ardi Veliut, Drejtorit të Policisë së Shtetit?

Edi Rama: “Eh zot i madh! Nuk di si të shpjegoj që rastet konkrete shikohen në kontest. Nëse qeveritë do të nisen nga rastet për të hequr njerëz s’do kishte ngelur njeri në detyrë. Në rastin konkret policia e shtetit nuk është në asnjë situatë problematike. Është vetëm në një proces rritjeje e fuqizimit të mëtejshëm. Nuk ka asnjë problematikë më të madhe seç kishte para këtyre ngjarjeve kur gjërat dukeshin normale.

Rama tha se puna e policisë së shtetit nuk hidhet dot poshtë se ndodhën disa ngjarje tragjike

Nëse i referohemi ngrënies së kokave mes kriminelëve edhe aty duhet të shikojmë reagimin e policisë së shtetit, kapacitetin e zbardhjes dhe të ndalimit të autorëve. Nuk ka një krizë në policinë e shtetit. Është fare e qartë.
Bazuar në fakt në kontekst dhe në trende.

Puna e policisë së shtetit nuk hidhet dot poshtë se ndodhën disa ngjarje tragjike ku faktikisht mësime për tu nxjerrë ka të bëjë me çfarë do të bëjë secili përfshi dhe policinë por kontestet janë komplet pa lidhje. Cfarë mund të bëjë policia e shtetit kur dy fqinj në mes të natës futen në sherr e sherri përfundon në fatalitete. Në cilin vend të botës kjo gjë mund të evitohet.” 

ora tv

Lajme të tjera

SPAK krijon njësi “undercover” me agjentë të infiltruar në BKH; mënjanon Policinë

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka planifikuar krijimin e një njësie operative brenda Byrosë Kombëtare të Hetimit që do të...

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai i mori paradhënie për banesën, por ndërroi jetë para se t’ia shiste, 39-vjeçari i dhunoi të birin

Një konflikt për një banesë të pashitur ka përfunduar me dhunë në Kavajë. Një 39-vjeçar dyshohet se ka dhunuar një 49-vjeçar, duke i kërkuar t’i...

Dhuna online trondit të rinjtë/ Adoleshentët përballen me denigrim, kërcënime e gjuhë urrejtje në rrjete sociale

Denigrimi dhe gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale është kthyer në shqetësimin e  shumë të rinjve në vend. Raportimet për incidente online, kërkesat për...

Çfarë ka ndodhur në Elbasan gjatë 24 orëve? Policia jep detaje

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit R. L., 25 vjeç dhe F. H., 35 vjeç, pasi u kapën...

Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari

Durrës-Një 26-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Durrësit pasi ka marrë plagë në këmbë, pas një konflikti me një tjetër person. Njoftimi Rreth orës 14:00, shtetasi...

Kapen me shkelje të rënda pikat e karburantit “Eida” dhe “Gega”

Aksioni i gjerë kundër informalitetit në tregun e hidrokarbureve ka nisur me goditje konkrete në qytetin e Elbasanit. Task-Forca e përbashkët e ngritur nga...