13.5 C
Elbasan

Reforma zgjedhore/ Këshilli Politik mblidhet sot për të diskutuar ndryshimet kushtetuese

Këshilli Politik pritet të mblidhet sot në orën 11:00 ku palët do të ulen sërish përballë njëra-tjetrës për të diskutuar propozimet e opozitës parlamentare të mbështetura nga mazhoranca për ndryshimet kushtetuese siç janë listat e hapura dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore.

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri pasi mori përgjigjen e Opozitës së Bashkuar, zgjodhi që palët të ulen sot në orën 11:00.

Gjatë kësaj mbledhje pritet të diskutohet lidhur me ndryshimet kushtetuese përsa i përket listave të hapura dhe heqjes së koalicioneve, propozim i 28 deputetëve të opozitës parlamentare që u shqyrtua dhe u miratua pak ditë më parë nga Komisioni i Ligjeve.

Gjiknuri informoi se “në këtë mbledhje Partia Socialiste do të përfaqësohet përveçse nga unë edhe nga kryetari Rama, ju bëj me dije se në rast dëshire edhe prezenca e kryetarëve përkatës të opozitës jashtëparlamentare, do të ishte plotësisht e mirëpritur nga ana jonë”.

Opozita parlamentare lajmëroi se në Këshillin Politik do të përfaqësohet me Rudina Hajdarin dhe deputetin Myslym Murrizi ndërsa nga opozita jashtëparlamentare Gazment Bardhi, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi. /atsh

Lajme të tjera

Pasagjerët e bllokuar në Dubai paguajnë deri në 200 mijë euro për fluturime private

Një pjesë e pasagjerëve të bllokuar në Dubai paguan deri në 200 mijë euro për fluturime private. Dhjetëra mijëra pasagjerë janë bllokuar për shkak...

Bravo Ardit! Miri tregon se shet shokët për lojë

Një raport miqësor i nisur mes Mirit dhe Arditit jashtë shtëpisë u kris brenda Big Brother.Miri tha se kanë bërë biseda për lojën para...

Marko Hoti kontribuon në suksesin e koncertit të 2 Marsit në Lezhë

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të 2 Marsit, në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u organizua një koncert festiv nga Ansambli...

Motra e Mateos reagon pas fjalëve denigruese të Rogertit: Turp për burrin dhe babanë që je, për shembullin që jep

Një përplasje e fortë ka ndodhur së fundmi në mes të Mateo Borrit dhe Rogert Sterkajt. Ky i fundit në debat e sipër ia përmendi...

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas Shoqëria publike e menaxhimit të mbetjeve...

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...