10.7 C
Elbasan

Regjistrimet në gjimnaze nisin më herët, nxënësit mund të regjistrohen edhe online

Regjistrimi i nxënësve në gjimnaze këtë vit ka nisur më herët se vitet e tjera. Ndryshe nga vitet e tjera ata kanë mundësi të regjistrohen edhe online. Aktualisht në këto institucione ka nisur edhe shpërndarja e diplomave të maturantëve për të mos i penguar për aplikimet në universitetet jashtë vendit. 

Regjistrimet për në gjimnaze kanë filluar më herët se vitet e tjera për të marrë masat e nevojshme për çdo të papritur të shkaktuar nga situata pandemike e koronavirusit.

Laureta Bektashi specialiste në sektorin e e kurrikulës dhe zhvillimit profesional në Drejtorinë e Arsimit Parauniversitar,  shpjegon procedurat për të gjithë nxënësit që do të regjistrohen në gjimnaze dhe se si duhet të veprojnë nxënësit që kanë kryer arsimin bazë jashtë Shqipërisë.

“Ata duhet të drejtohen në zyrat vendore arsimore për të bërë ekuivalentimin e dokumentacionit të nevojshmë për tu regjistruar”.

Ndryshe nga vitet e tjera, sivjet nxënësit kanë mundësi të regjistrohen edhe online përmes E albania.

“Për të lehtësuar të themi të gjitha procedurat burokratike është mundësuar regjistrimi i nxënësve të arsimit të mesëm përmes platformës e-albania”.

Regjistrimet e nxënësve në gjimnazet që nuk janë pranë vendbanimeve të tyre do të shoqërohen me penalitete për mësuesit.

“Në rastet kur institucionet arsimore lënë pa regjistruar nxënës që i përkasin zonës së tyre dhe i plotësojnë kapacitetet e tyre duke marrë nga zonat e tjera, pa miratimin e zyrës vendore arsimore, do të ketë penalitete”.

Ndërkohë nxënësit kërkojnë të regjistrohen në gjimnazet me më shumë emër në kryeqytet, pavarësisht se nuk janë pranë tij.

Rreth 30 mijë nxënës pritet që të regjistrohen në arsimin parauniversitar, ndërkohë që deri tani janë regjistruar rreth 40% e tyre.

Aktualisht në gjimnaze po shpërndahen diplomat e maturantëve, për të mos penguar aplikimin e tyre në universitetet jashtë Shqipërisë.

Sitata pandemike ka bërë që Misnitria e Arsimit të marrë masat e nevojshme për zhvillimin e mësimit edhe online edhe në klasa, por ende nuk është një përcaktuar diçka konkrete për hatimin e kurrikulave deri në këto momente.

ora news

Lajme të tjera

Elbasan/ Lidhi ujin në mënyrë të paligjshme, procedohet e moshuara

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen...

Nga trafikimi i kokainës te vrasjet/ Aksioni ndaj grupit të Inez Hajrullës, SPAK zbulon detajet zyrtarisht

SPAK ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me goditjen e grupit të strukturuar kriminal me bzë në qytetin e Vlorës, i përfshirë në trafikun...

EMRI/ Arrestohet ish-efektivi i policisë, për trafik droge e shpërdorim detyre

Arrestohet ish-punonjësi i Policisë, Hamëz Demushi. Dyshohet se është arrestuar për shpërdorim detyre dhe trafik droge.

Presidenti iranian i përgjigjet Trumpit për dorëzimin pa kushte: Një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti iranian Masoud Pesekian e quajti kërkesën e SHBA-së për “dorëzim pa kushte” “një ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”,...

Detaje nga aksioni në Vlorë, zbardhet vrasja e Gentian Qarrit/ Urdhërarreste edhe për Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn

Detaje të reja nga aksioni në Vlorë me urdhër të SPAK.  mësohet se është zbardhur vrasja e Gentian Qarrit. Autoritetet kanë lëshuar disa urdhër-arreste në...