10.5 C
Elbasan

Rekord pacientësh të shtruar në dy spitalet Covid, në 24 orët e fundit 4 viktima dhe 149 raste të reja nga virusi

149 raste të reja pozitive me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë në 963 testime të kryera.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

104 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, nga 4 raste në Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Lezhë, nga 2 raste në Gjirokastër, Përmet, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Kukës, Skrapar, Ura Vajgurore.

Fatkeqësisht 4 pacientë e kanë humbur betejën me sëmundjen duke ndërruar jetë.

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 73 vjeçar nga Durrësi, një 77 vjeçar nga Shkodra, dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 65 vjeçar dhe një 74 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese” njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë janë shëruar 139 qytetarë duke e çuar në 8675 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 206 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e COVID19.

“Të nderuar qytetarë ju kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19″.

COVID-19 – Statistika (4 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                         149

Të shëruar ne 24 orë                      139

Humbje jete në 24 orë                  4

Testime ditore                                  963

Testime totale                   92109

Raste pozitive                    14266

Raste të shëruara             8675

Raste Aktive                        5195

Humbje jete 396 (Qarku Tiranë 188, Durrës 47, Shkodër 42, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 10, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   2665

Durrës                  563

Shkodër               395

Elbasan                 246

Lezhë        267

Korçë    242

Fier                 215

Vlorë     189

Kukës        140

Berat      117

Dibër     94

Gjirokastër   62

Lajme të tjera

Përkeqësohet moti në Durrës! Shtyhen nisja e trageteve nga porti drejt qytetit të Barit

Përkeqësohet moti! Shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit Përkeqësimi i kushteve atmosferike në det të hapur shtyn me disa orë nisjen e trageteve...

E pazakontë! Kafshimi qenit i kushton jetën 65-vjeçares në Belsh (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belsh, ku një 65-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është kafshuar nga një qen. Emine Agolli nga fshati Çërragë...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu dërgohet në urgjencën e QSUT! Shtrohet në pavionin e Kardiologjisë

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë mesditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), pas komplikacioneve shëndetësore që ka...

LOTËT QË U BËNË GJOL (DUMREA)

LOTËT QË U BËNË GJOL Kush e ka vizituar Dumrenë dhe nuk ka mbetur i befasuar? Kodrat e saj të rrumbullakosura valëzojnë si dallgët e...

SPAK jep dritën jeshile, Ministria e Drejtësisë e bllokon! Përplasje institucionale për intervistën e Ilir Metës në “Off The Record”

Një përplasje e hapur qëndrimesh ka shpërthyer mes Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së...

Deputeti me 7 shtëpi i PD-së, Blendi Himçi, tendera nga pushteti me karburantin e fshehur në emrin e vëllait – dyshime për mashtrim me...

Rama ik, por me kë do rrëzohet? Edhe “Himçi i Elbasanit” del i shitur Deputeti me 7 shtëpi i PD-së, Blendi Himçi, tendera nga pushteti...