6.4 C
Elbasan

Rekord rastesh me Covid në Shqipëri: 381 raste të reja dhe 5 të vdekur. Shtohen edhe të shtruarit në spitale

Rekord rastesh të reja me Covid janë regjistruar këtë të martë. Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit flasin për 381 raste të reja pozitive në 1684.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
125 raste në Tiranë, 33 në Korçë, 27 në Fier, 26 në Krujë, nga 17 raste në Shkodër, Kavajë, nga 15 raste në Vlorë, Mallakastër, 14 në Pogradec, nga 13 raste në Lezhë, Gramsh, 12 në Tropojë, nga 9 raste në Kurbin, Përmet, Kuçovë, 7 në Kukës, 6 në Sarandë, 5 në Librazhd, 4 në Mat, 2 në Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Mirditë, Lushnje.

Ndërkohë është ulur numri i viktima krahasuar me një ditë më parë, 5 të vdekur.

Viktimat: Një 54 vjeçar nga Korça, një 64 vjeçar nga Librazhdi, një 64 vjecar dhe dy 66 vjeçarë nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 106 persona.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e COVID19, mbani maskë në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancimin fizik, lani dhe dezinfektoni duart sa më shpesh.

“Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.Lutemi të qëndroni të izoluar nëse jeni të konfirmuar me covid19 apo në pritje të përgjigjes së testimit”.

COVID-19 – Statistika (3 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 381
Të shëruar ne 24 orë 106
Të shtruar në spitale 336
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1684

Testime totale 129,822
Raste pozitive 21,904
Raste të shëruara 11,473
Raste Aktive 9,899
Humbje jete 532

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4968
Durrës 906
Fier 773
Korçë 630
Shkodër 556
Lezhë 450
Elbasan 446
Vlorë 414
Berat 292
Kukës 216
Gjirokastër 151
Dibër 97

Lajme të tjera

U aksidentua 3 ditë më parë në aksin Peqin-Elbasan, ndërron jetë në spital 43-vjeçari

Mareglent Asllani, 43-vjeçari,  cili u aksidentua në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ka humbur jetën sot në spital. Në aksident mbeti e plagosur dhe një vajzë. Ndërkohë ceremonia...

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

Aktori turk Can Yaman është liruar pasi u arrestua në kuadër të një hetimi për trafikim dhe përdorim droge, i cili përfshin disa personazhe...

Rrëshqitjet e dheut izoluan fshatin në Selenicë, shqyrtohet hapja e një rruge alternative

Gjendja në fshatin Bashaj të Bashkisë Selenicë vijon të mbetet problematike. Rrëshqitjet e dheut nga masivi i malit kanë vazhduar, duke e bërë zonën tërësisht të...

Aksident në Klos, makina përfundon në përrua/ Vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit, dyshohet se mori rrjedha e ujit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos. Mësohet se një automjet është aksidentuar në vendin e quajtur ura e fshatit Dars dhe ka...

Drama në Ferras/ “S’kam ku të fle”, i moshuari mes lotësh: Jam vetëm, pres nipin të më pastrojë kuzhinën. Si këto përmbytje nuk kemi...

Banorët e moshuar që jetojnë në Ferras ndodhen në gjendje të vështirë, pasi përmbytjet kanë bërë dëme të mëdha në banesa dhe në toka...

48 orë nën ujë, banorët e fshatit Ferras në Fier fillojnë pastrimin e banesave pas tërheqjes së ujit

Dhjetëra banorë të fshatit Ferras, në Fier, e kanë nisur mëngjesin e sotëm duke pastruar banesat nga uji dhe llumi i mbetur pas përmbytjeve...