Regjistrohen rekord rastesh të reja me Covid-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 165 persona në 960 testime të kryera.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 81 raste në Tiranë, 21 raste në Fier, 11 raste në Pogradec, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Shkodër, Lezhë, 5 raste në Krujë, Berat, 4 raste në Vlorë, 3 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, 2 raste në Rrogozhinë, Tropojë, Malësi e Madhe, 1 rast në Mirëditë, Mallakastër, Ura Vajgurore, Roskovec.
Ndërkohë fatkeqësisht tre persona e kanë humbur betejën me virusin duke ndërruar jetë.
“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, një 63 vjeçar nga Burreli, një 66 vjeçar nga Tirana, një 83 vjeçar nga Shkodra” informon Ministria e Shëndetësisë.
Lajmi i mirë është së në 24 orë janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9406 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 232 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të zbatojnë masat për parandalimin e përhapjes së COVID19.
Në ambientet e hapura dhe të mbyllura duhet të vendoset detyrimisht maska ose barriera mbrojtëse.
“Është një ndër masat më efikase që e kufizon përhapjen e infeksionet, sikundër është shumë e rëndësishme të respektohen rregullat e distancimit social dhe të higjienës, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID-19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID-19”.

COVID-19 – Statistika (10 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 165
Të shëruar ne 24 orë 102
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 960
Testime totale 97703
Raste pozitive 15231
Raste të shëruara 9406
Raste Aktive 5409
Humbje jete 416
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2823
Durrës 563
Shkodër 401
Korçë 280
Lezhë 269
Elbasan 215
Fier 244
Vlorë 194
Kukës 147
Berat 139
Dibër 75
Gjirokastër 59