17.4 C
Elbasan

Rekordet s’kanë të ndalur! 786 raste të reja me Covid-19 dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit

Situata e  Covid-19 në vendin tonë nuk njeh përmirësim. Në 24 orët e fundit në vend është shënuar një tjetër rekord të infektuarish, 786 raste nga 2592 testime të kryera në total.

MSH raporton se në 24 orët e fundit humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 51 vjeçar dhe 64 vjeçare nga Shkodra, dy 62 vjeçar një nga Kavaja dhe një nga Vlora, një 65 vjeçar nga Kruja, një 69 vjeçar nga Berati, një 71 vjeçare nga Lushnja, një 74 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçare nga Gramshi, një 81 vjeçar nga Tirana.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:  379 raste në Tiranë, 71 raste në Gjirokastër, 35 raste në Shkodër,  31 raste në Fier, 28 raste në Krujë, 25 raste në Kavajë, 24 raste në Elbasan, 23 raste në Vlorë, Berat, Sarandë,  20 raste në Tepelenë, 18 raste në Lushnje, 14 raste në Durrës, 10 raste në Bulqizë, 8 raste në Pukë, 7 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, Pogradec, 6 raste në Përmet, 4 raste në Delvinë, 3 raste në Korçë, Devoll, Kukës, Mirditë, 2 raste në Malësi e Madhe, Gramsh.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 424 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.  Në 24 orët e fundit janë shëruar 349 qytetarë, të cilët kanë përfunduar karantinën 14-ditore në banesë, por që prej ditësh nuk i nënshtrohen më tamponit.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.  Gjithashtu ju Ministria e Shëndetësisë ju bën apel qytetarëve të zbatojnë vendimet  e Komitetit Teknik të Ekspertëve për kufizim me lëvizjeve dhe aktiviteteve pas orës 22:00 dhe vendimin për ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona në ambiente të hapura apo të mbyllura

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.  Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore”, apelon MSH.

COVID-19 – Statistika (19 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                                         786

Të shëruar ne 24 orë                                      349

Të shtruar në spitale                                       424

Humbje jete në 24 orë                                  11

Testime ditore                                                  2,592

Testime totale              165,617

Raste pozitive                       30,623

Raste të shëruara               14,565

Raste Aktive                           15,401

Humbje jete                            657

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  7671

Fier                         1178

Durrës                  1176

Korçë                     903

Shkodër                841

Elbasan                  761

Vlorë               717

Lezhë                     671

Berat               519

Gjirokastër           463

Kukës                      353

Dibër                 148

Lajme të tjera

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takon kreun e Doganave, VanHorn: Mbështetje në luftën kundër krimit dhe forcimin e sigurisë kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy...

Alarm në Selenicë! Zbulohen rreth 160 predha të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore

Rreth 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë zbuluar pranë urës së Vodiçës, në fshatin Vodiçë, Njësia Administrative Kotë, Bashkia Selenicë. Zbulimi...

E rëndë në Tetovë/11-vjeçari bie nga ballkoni në rrethana të paqarta, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrugën Industriale në Tetovë, ku një fëmijë 11-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht. Sipas raportimevenga mediat...

Si u zhdukën shishet e verës me vlerë miliona euro të Ergys Agasit? SPAK nis hetimet, prokurori: Produkt i veprimtarisë kriminale

Skandali i zhdukjes së shisheve të shtrenjta të verës që u zbuluan në një qilar në një resort në pronësi të Ergys Agasit po...

Lufta prek naftën në Shqipëri/ Ngrihet lehtë çmimi, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit si në Kosovë

Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare si pasojë e konfliktit në lindjen e mesme është reflektuar dhe në disa prej pikave të...

“Mos i fut lekët në tokë se prishen”, Franc Çopja orientoi “Eskobarin” shqiptar të investojë paratë në lingota ari

Në emisionin “Në Shënjestër” u publikuan bisedat e transkriptuara nga aplikacioni SkyEcc ku shihet se si kreu i grupit kriminal Franc Çopja kërkon të...