5.5 C
Elbasan

Rëndohet bilanci/ 15 viktima dhe 836 raste të reja në 24 orët e fundit

Rriten shifrat e infektimeve dhe vdekjeve nga Covid-19 në Shqipëri.

Sipas shifrave që publikon Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit 15 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa raste të reja janë 836.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:


560 raste në Tiranë, 31 raste në Fier dhe Elbasan, 30 raste në Vlorë,
28 raste në Durrës, 24 raste në Kurbin, 21 raste në Shkodër, 16 raste në Kurjë,
15 raste në Pogradec, 14 raste në Mirditë, 10 raste në Kuçovë,
9 raste në Gramsh, 8 raste në Malsi e Madhe, 7 raste në Pukë,
5 raste në Lushnje dhe Kolonjën, 4 raste në Korçë, Sarandë,
3 Devoll dhe Gjirkastër, 2 raste në Mallakastër, Mat dhe Dibër,
1 rast në Tepelenë, 1 rast në Peqin.

VIKTIMAT

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën edhe 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 45 vjeçar, një 80 vjeçar, një 82 vjeçar nga Tirana, një 49 vjeçar nga Lezha, një 58 vjeçare nga Saranda, një 61 vjeçare dhe një 70 vjeçar nga Shkodra, një 61 vjeçar nga Kukësi, një 65 vjeçar nga Mati, një 65 vjeçar nga Dibra, një 66 vjeçar dhe një 72 vjeçare nga Pogradeci, 71 vjeçar nga Fieri, 86 vjeçar nga Lushnja.

SITUATA NË SPITALET COVID

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Ministria informon edhe mbi vdekjen e foshnjes 16-muajshe.

“Informojmë se, referuar QSUT, një fëmijë 16 muajsh ka ndërruar jetën si pasojë e COVID19. I ndjekur dhe trajtuar në pavionin COVID në Pediatrinë e Tiranës për gjendjen dhe shenjat klinike për S. Kawasaki, gjendja e tij u rëndua brenda 24 orëve dhe më pas është dërguar në terapinë intensive ku, megjithë mjekimin me terapinë e plotë të trajtimit dhe përpjekjet e mëdha të mjekëve të reanimacionit, nuk ka mundur të mbijetojë, si pasojë e një komplikacioni të rrallë (Sindroma Inflamatore Multisistemike) ndër komplikacionet më të rralla që haset në moshën fëminore si pasojë e COVID19”

COVID-19 – Statistika (20 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 836
Të shëruar ne 24 orë 490
Të shtruar në spitale 436
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 2,677

Testime totale 168,294
Raste pozitive 31,459
Raste të shëruara 15,055
Raste Aktive 15,732
Humbje jete 672

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8082
Durrës 1180
Elbasan 742
Fier 1151
Korçë 905
Vlorë 745
Shkodër 866
Lezhë 667
Berat 507
Kukës 317
Dibër 142
Gjirokaster 428

Lajme të tjera

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, reagon policia: Arrestohet një person, katër në kërkim, mes tyre vëllai i drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Peqin/Vijojnë hetimet në kuadër të operacionit policor të koduar “Kurtaj”. Vihet në pranga 1 shtetas për “Shpërdorim detyre” dhe shpallen në kërkim 2 autorë të...

Fiter Bajrami, Erion Murataj bën urimin e fortë

Urimi i Erion Murataj  "Gëzuar Fiter Bajramin! 🌙✨ Në këtë ditë të shenjtë, le të rikujtojmë vlerat e pastra të besimit : drejtësinë, ndershmërinë dhe mëshirën...

Iu kapën 4 mijë rrënjë kabanis në një maganizë, zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut të Rrogozhinës: Është në pronësi të vëllait

Policia ka vendosur lirimin e drejtorit të burgut të Rrogozhinës Bilal Hasa pas marrjes në pyetje. Hasa u vetëdorëzua në polici vetëm disa orë pasi...

U arrestua për ‘shtëpinë e barit’ në magazinat e tij në Peqin, lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës

  BilalLirohet drejtori i burgut Rrogozhinës, Bilal Hasa. Hasa pasi u dorëzua dje në polici, hodhi poshtë pretendimet e ngritura nga policia, duke deklaruar se...

Elbasani ëndërron trofetë: Stadiumi pritet të mbushet me mijëra tifozë, për femrat biletat do të jenë gjithmonë falas

Sezoni aktual futbollistik po shndërrohet në një nga më emocionuesit për qytetin e Elbasanit. Ekipi verdh e blu, falë rezultateve të shkëlqyera në kampionat...

Kryepolici i ri, ja si do të vlerësohen kandidatët në konkurs. Ministria e Brendshme kërkon informacion nga SPAK

Përzgjedhja e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit po shkon drejt fazës finale. Javën e ardhshme do të bëhet zyrtarisht publik...