Orët e para të mëngjesit në Shqipëri do të jenë me vranësira të shumta. Por në vijim parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje shiu në pjesën më të madhe të  vendit tonë, ku më të fokusuara do të jenë në zonat veriperëndimore dhe qendrore. Ndërsa dëbora do të shfaqet në zonat malore.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3 gradë Celcius deri në 10 gradë Celcius.

Era do të fryjë e lehtë në tokë mesatare në det me shpejtësia 30km/h  nga drejtimi jugor-juglindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.