6.5 C
Elbasan

Reshjet intensive të shiut do të zgjasin tre ditë, zbulohet cilat qarqe do të goditen më shumë

Reshjet intensive të shiut kanë nisur ditën e sotme dhe do të zgjasin për tre ditë duke sjellë rritje të prirjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, liqenin e Shkodrës dhe lumin Vjosa.

IGJEUM njofton se qarqet më të prekura pritet të jenë Shkodra dhe Gjirokastra, ndërsa pjesa e tjetër do të kenë reshje mesatare të shoqëruara me shtrëngata.

Ditën e nesërme, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 8 / 13 °C, në vendet e ulëta: 6 / 14 °C, në vendet malore: 0 / 7 °C .

Njoftimi i plotë: Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë dt. 23-26 Janar 2021 priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të territorit. Nga llogaritjet hidrologjike  të IGJEUM,  këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa.

Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve më të vegjël të shoqëruara edhe me rrëshqitje të dherave, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Lumenjtë e tjerë do kenë rritje të prurjeve por parashikohen me rrezik më të ulët nga përmbytjet. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.

RESHJET – Sot pasdite (e shtunë, dt. 23) dhe nesër (e diel, dt. 24) priten reshje intensive në qarqet Shkodër dhe Gjirokastër por lokalisht shumë intensive në qarkun Shkodër. Ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje mesatare por lokalisht intensive në Kukës, Lezhë, Berat, Korçë dhe Vlorë. Reshjet pritet të jenë të shoqëruara dhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në veri dhe verilindje të vendit, sot dhe nesër reshjet priten të jenë edhe në formë dëbore në lartësitë më të mëdha se 500 mbi nivelin e detit.

TEMPERATURAT – Nesër (e diel, dt. 24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 8 / 13 °C, në vendet e ulëta: 6 / 14 °C, në vendet malore: 0 / 7 °C .

ERA – Sot pasdite (e shtunë, dt. 23) dhe nesër (e diel, dt. 24) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Fax

Lajme të tjera

Vetëdorëzohet në polici ish drejtori i burgut të Rrogozhinës

Burime nga blutë bëjnë me dije se ish drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është vetëparaqitur në polici, për të dhënë sqarime të...

Shtëpi bari në Peqin/ Policia jep detaje

Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kurtaj” për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura me anë të llambave. Operacioni u zhvillua nga...

“Shtëpi bari” në banesën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis janë zbuluar në një shtëpi në zonën e Peqinit, nga një aksion i organizuar nga policia këtë të enjte, 19...

Italia paketë masash në ndihmë të qytetarëve! Në Tiranë çmimi i naftës 200 lekë/litër, qeveria nuk ndërhyn

Tre javë nga nisja e konfliktit në Lindjen e Mesme, nafta në Tiranë ka arritur 200 lekë për litër. Përballë thellimit dhe zgjatjes së...

Vijojnë reshjet e borës në qarkun e Korçës, nuk raportohet për problematika në qarkullim

Reshjet e lehta të dëborës kanë vijuar gjatë natës së ditës së djeshme në juglindje të Shqipërisë. Më konkretisht, në fshatrat turistik të Dardhës dhe...

Ishte larguar nga shtëpia e saj që prej mëngjesit të sotëm, gjendet në kryeqytet 14-vjeçarja nga Durrësi

Gjendet në Tiranë 14-vjeçarja nga Durrësi që u largua nga banesa mëngjesin e sotëm. Lajmi konfirmohet nga policia e Durrësit e cila e shpalli të...