7.3 C
Elbasan

Reuters zbulon dokumentin sekret: BE nuk garanton më anëtarësimin e vendeve të Ballkanit

Anëtarësimi i Shqipërisë dhe i vendeve të tjera të rajonit në Bashkimin Europian nuk është i garantuar. Kështu thuhet në një dokument të brendshëm, të parë nga agjencia e njohur Reuters.

Kjo agjenci i referohet edhe katër diplomatëve, që thonë se gjashtë vendet e Ballkanit nuk e kanë të sigurt vendin e tyre në BE, ashtu siç iu ishte premtuar dikur.

Sipas agjencisë Reuters, vendet e Bashkimit Europian nuk bien më dakord për të garantuar anëtarësimin në union në të ardhmen të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, për shkak të frikës për reagimin nga ana e disa shteteve anëtare.

Edhe në samitin e 6 tetorit të liderëve të BE me ata të Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria pret “dritën jeshile” për hapjen e negociatave, pritet që të ketë një ngërç.

Në samit, BE planifikonte që të ritheksonte edhe një herë premtimin e bërë 18 vite më parë për t’u dhënë “mbështetje pa mëdyshje për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor”, sipas një drafti të 11 shtatorit, të parë nga Reuters. Por sipas diplomatëve të pyetur nga Reuters, janë zhvilluar të paktën dy raunde bisedimesh por nuk është gjetur një marrëveshje.

LEXO EDHE  Ndërprerje e energjisë elektrike në Tiranë, zonat pa drita deri në 16:00

Sipas Reuters, disa vende të pasura, si Danimarka, Franca dhe Holanda, kanë frikë se mos përsëritet anëtarësimi i nxituar i Rumanisë dhe Bullgarisë në vitin 2007, si dhe menaxhimi i keq i fluksit të emigrantëve nga Europa lindore drejt Britanisë, që solli edhe pakënaqësinë e britanikëve ndaj BE-së.

Shtetet pro zgjerimit, si Austria, Italia, Kroacia, Sllovenia dhe vendet Baltike, kanë qortuar Gjermaninë dhe Francës për faktin se nuk i kanë bërë presion mjaftueshëm Bullgarisë, për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut, për shkak të një debati për gjuhën. E duke qenë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të lidhura në këtë proces, kjo pritet sërish të ndikojë edhe në vendimin për vendin tonë, pavarësisht deklaratës së presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen se “e ardhmja e Shqipërisë është në BE” gjatë vizitës në Tiranë të martën.

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...