5.3 C
Elbasan

Rihapen hetimet për ish-ministrin Mediu, Apeli i Posaçëm pranon kërkesën e SPAK për Gërdecin

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka pranuar kërkesën e prokurorisë për rikthimin në hetim dhe në gjykim të çështjes penale ndaj Fatmir Mediut në lidhje me ngjarjen e Gërdecit.

Në njoftimin zyrtar thuhet se seanca u zhvillua me kërkesë të trashëgimtarëve të viktimës Erison Durda ku Gjykata e Apelit vendosi të ndryshojë vendimin e shkallës së parë, duke pranuar kërkesën për ti kthyer aktet Prokurorit të Posaçëm për të proceduar.

“Me referimin në parashikimin e pikës 1, shkronja b), të nenit 46, të ligjit 98/2016 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” si dhe, në interesin e treguar nga media, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.09.2021, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm dhe të trashëgimtarëve të viktimës E.D., u zhvillua seanca gjyqësore në dhomë këshillimi, për çështjen penale nr. 212 akti, datë 03.09.2021 regjistrimi, ku Gjykata vendosi, të ndryshojë vendimin nr. 60, datë 27.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke pranuar kërkesën e Prokurorit të Posaçëm dhe revokoi vendimin e pushimit nr. 6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, duke i kthyer aktet Prokurorit të Posaçëm për të proceduar” thuhet në njoftimin për mediat të Apelit të Posaçëm.

Shkalla e parë vendosi ta refuzojë kërkesën, por SPAK kërkon që ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu të gjykohet për shpërdorim detyre ne lidhje me tragjedinë e Gërdecit.

Nëna e 7-vjeçarit që humbi jetën nga shpërthimi i vitit 2008 në Gërdec, kishte bërë padi në Prokurorinë e Posaçme SPAK, duke kërkuar rihetimin e çështjes me argumentin se Gjykata e Lartë kishte pushuar padrejtësisht çështjen e parë ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Kjo kërkesë u refuzua nga gjykata e shkallës së parë, por SPAK nuk ishte dakord dhe vendosi ta dërgojë çështjen në Gjykatën e Apelit.

Kjo e fundit ka pranuar kërkesën e organit të akuzës për ta kaluar çështjen në rihetim.

Prokuroria e Posaçme SPAK, tha për RTV Ora se do të njihet me përmbajtjen e vendimit të Apelit për të vendosur më pas mënyrën si do të veprohet.

Më 27 korrik Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi kërkesën e prokurorisë për rifillimin e hetimeve për Mediun, lidhur me tragjedinë e Gërdecit që shkatoi 26 të vdekur e qindra të plagosur, 15 mars 2008, me argumentin se ka kaluar afati 10-vjeçar i ndjekjes penale dhe rrjedhimisht çështja duhet te pushohet, por SPAK nuk u tërhoq duke e çuar çështjen në Apel.

Ora news

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...