12.4 C
Elbasan

Rikthehen masat e áshpra, Edi Rama bën tre paralajmërimet për qytetarët dhe bizneset

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të ashpra për qytetarët që bëjnë grumbullime qoftë politike për jo vetëm, ndërsa tha se do të ndalohen kategorikisht, dhe shkelësit e protokollit do të ndëshkohen me gjoba.

Gjithashtu ai ka paralajmëruar edhe qytetarët që dalin në grup dhe nuk ruajnë distancën fizike pavarësisht se lëvizja e lirë dhe pa autorizime do të vijojë.

Kryeministri tha gjithashtu se bizneset që nuk do të respektojnë protokollin e sigurisë nëpër vendet ku ushtrojnë aktivitetet e tyre, dhe moszbatimi i tyre do të çojë në gjoba por edhe heqje lirie.

“Fatin e kësaj luftë e vendosin qytetarët, nga si dhe ku sillen, respektin mbi protokollet dhe ndjekjen e tyre. Distancimi në këtë normalitet që s’do ishte i tillë përpara se të futemi këtu. Nuk do të lejojmë më në asnjë mënyrë, asnjë lloj grumbullimi, qoftë edhe politik, vazhdoni punën, liria e lëvizjes është e padiskutuar dhe e garantuar, liria e të shprehurit e pa cënuar.

Policia e shtetit duhet dhe do të bëjë detyrën, pa bërë asnjë dallim kujtdo qoftë dhe sidoqoftë. Kush merr pjesë në grumbullime më shumë se nga protokollet e sigurisë, do të penalizohen në bazë të ligjit. Bizneset përveç gjobave rrezikojnë edhe heqjen e lirisë në rast se kapen në shkelje të protokolleve. Qytetarët të qarkullojnë pa kufizime dhe leje, por do penalizohen për shkeljen e rregullave të thjeshta të distancimit social”, tha ndër të tjera kryeministri gjatë një komunikimi live në rrjetet sociale.

fax web

Lajme të tjera

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...

Tentoi të trafikonte armë zjarri me makinën e vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari në Morinë

PKK Morinë/Finalizohet operacioni i koduar “JAD 1”, kundër trafikimit të armëve të zjarrit dhe mjeteve motorike. Tentoi të trafikonte në Shqipëri, një armë zjarri të...

Mbahej në magazinë me myk, AKU i bllokon ‘KMY’-së 738 kg fileto dhe gjoks pule! Do asgjësohen

Në fabrikën e KMY-së, që është ndër prodhuesit kryesor të mishit të vend janë gjetur 738 kilogram fileto dhe gjoks pule të dëmshme për...

Parandalohet ngjarja kriminale në Sarandë/ 62-vjeçari futet në banesën e fqinjëve dhe i kërcënon me armë, ndërhyn policia

Një ngjarje kriminale është parandaluar në Sarandë, ku një 62-vjeçar ka kërcënuar me armë zjarri fqinjët e tij. Pas njoftimit të një shtetaseje, se fqinji...

Votimi kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas votimit në Kuvend kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Sipas BE, lufta ndaj korrupsionit është...