6.5 C
Elbasan

Rikthehet përplasja për detin, Rama: Padituria ushqen akuza tradhëtie, Meta: Respektohej Kushtetutën

Ndërsa kryeministri grek flet me shifra konkrete për zgjerimin u kufijve të Greqisë në detin Jon, homologu i tij shqiptar nuk ka një reagim zyrtar por për të gjithë reagimet kundër në rrjetet sociale u është kundërpërgjigjur me anë të një statusi në facebook.

Ndërsa ishte rrugës për në Vienë për të zgjidhur Krizën në Bjellorusi me gjuhën e dialogut, Edi Rama sillet ndryshe me komentuesit në rrjetet sociale dhe kundërshtarëve të tij politik.

Ignorantia non est argumentum, padituria nuk është argument thonë latinët. Arsyeja pse nxitësit e sulmit kundër marrëveshjes sonë me Greqinë nuk e duan marrëveshjen, s’ka asnjë lidhje me të vërtetën e marrëveshjes. Ajo është thjesht, vetëm dhe mjerisht arsye lufte për pushtet.

Prandaj kushdo që është i interesuar për këtë çështje, s’ka pse bëhet bashkëfajtor me ata që detin e duan kos për orekset e tyre politike dhe që pa pikën e turpit, ushqejnë paditurinë me helmin e nacionalizmit. Deklarata, krejt korrekte, e kryeministrit Micotaqis këto ditë, po ushqen përsëri padinë si argument tradhëtie të qeverisë sonë! “

Mungesën e qëndrimit dhe informacionin zyrtar të qeverisë për këtë ccështje mjaft sensitive, Edi Rama kërkon ta mbulojë duke fajësur të gjithë ata shqiptarë që e kanë akuzuar për faljen e detit shqiptar shtetit Helen.

Kufiri detar nuk është si gardhi mes dy shtëpive dhe kur autoritetet greke thonë do zgjerohemi nga 6 në 12 milje, kjo nuk nënkupton se Greqia do gllabërojë ujrat territoriale shqiptare, por se thjesht shteti fqinj po ushtron të drejtën që buron nga Konventa e të Drejtës së Detit.

Unë dhe Partia Socialiste, mund të kemi shumë të meta, mund të bëjmë plot gabime, por kurrën e kurrës nuk e përdorim pushtetin në dëm të interesit kombëtar!”

Delimitimi i kufirit detar me Greqinë, i mbetur pezull, por i rikthyer në vëmendje nga Athina ka shqetësuar edhe Presidentin Ilir Meta, i cili nga Vlora është shprehur se shteti shqiptar duhet të respektojë Gjykatën Kushtetuese.

“Shqiptarët duhet të jenë të sigurtë që Presidenti gjithmonë do të mbrojë Kushtetutën. Për çështjen në fjalë do të respektojë vendimin e Gjykatën Kushtetuese dhe Këtë duhet të bëjnë të gjithë institucionet tona”, tha Meta nga Vlora.

Presidenti Meta ishte në ceremoninë në kuadër të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës, zhvilluar në Drashovicë, ku ndau disa çmime vlerësimi për atdhetarë të spikatur dhe u pyet mbi marrëveshjen detare Shqipëri- Greqi.

Gjykata Kushtetuese në vitin 2010 e shfuqizoi marrëveshjen detare me Greqinë, ndërsa negociatat mes Athinës dhe qeverisë së majtë në Tiranë ende nuk janë finalizuar pavarësisht se prej disa vitesh janë organizuar disa takime me zyrtarëve.

Ora news

Lajme të tjera

Bravo Ardit! Miri tregon se shet shokët për lojë

Një raport miqësor i nisur mes Mirit dhe Arditit jashtë shtëpisë u kris brenda Big Brother.Miri tha se kanë bërë biseda për lojën para...

Marko Hoti kontribuon në suksesin e koncertit të 2 Marsit në Lezhë

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të 2 Marsit, në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u organizua një koncert festiv nga Ansambli...

Motra e Mateos reagon pas fjalëve denigruese të Rogertit: Turp për burrin dhe babanë që je, për shembullin që jep

Një përplasje e fortë ka ndodhur së fundmi në mes të Mateo Borrit dhe Rogert Sterkajt. Ky i fundit në debat e sipër ia përmendi...

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas Shoqëria publike e menaxhimit të mbetjeve...

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...

Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump: Jemi furnizuar mirë...

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit...