12.7 C
Elbasan

Rinis check up-i

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka kërkuar prej të gjitha qendrave shëndetësore të rinisin shërbimin e check up-it për grupmoshat nga 40 deri në 65 vjeç, shërbim i cili ishte pezulluar gjatë kohës së pandemisë. Ndërkohë që duket se po i kthehmi normalitetit situata pandemike vijon të jetë në nivele të njëjta, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se të enjten është kryer numri më i lartë i testimeve, mbi 1000 nga të cilët 157 rezultuan pozitiv.

Me shpërthimin e pandemisë Ministria e Shëndetësisë vendosi ndërprerjen e shërbimit check up, për shkak të rrezikut të virusit.

Por gati shtat muaj nga ky moment, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka kërkuar prej të gjitha qëndrave shëndetësore të rinisin përsëri të ofrojnë këtë shërbim për grupmoshat 40-65 vjeç.

Por ndërkohë që masat anti-Covid po lehtësohen dhe shërbimet në spitale po i kthehen normalitetit, në vendin tonë situata pandemike vijon të qëndrojë në të njëjtat nivele.

Në përditësimin e të dhënave, Ministria e Shëndetësisë njofton se të enjten është kryer numri më i lartë i testimeve nga të cilat  rezultuan pozitiv 157 persona të prekur, ndërsa janë shëruar 230 pacientë.

Fatkeqësisht e ka humbur betejën me virusin SARS-CoV-2 1 qytetar, duke e çuar numrin në total të viktimave në 388.

Aktualisht në spitalet Covid ndodhen 203 të shtruar, nga të cilët 20 në terapi intensive dhe  6 të intubuar.

Ora news

Lajme të tjera

2 javë i bllokuar, aksi Librazhd–Prrenjas do të jetë i aksesueshëm për të gjitha llojet e automjeteve

Aksi rrugor Librazhd–Prrenjas, i cili u rihap për qarkullim këtë javë pas ndërhyrjeve intensive në terren, do të jetë i aksesueshëm për të gjitha...

Video/ Hiqen si ortakë, por Rogerti nuk ia ka besën: Miri me zor po priste që unë të dilja…

Si kurrë  më parë, dicka e pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në prime-n e Big Brother VIP kur Rogerti doli nga shtëpia për t`u...

Gjyqësori dhe Të drejtat Themelore, kreu i SPAK raportim mbi 4 orë në Bruksel para Komisionit Evropian

Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho së bashku me një delegacion të SPAK, ka raportuar mbi 4 orë sot në Komisionin Evropian, në...

Rogerti vijon me akuza të rënda ndaj Selin: Ti do vetëm burra me para

Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe në ditën e...

E frikshme, 30 shpërthime brenda një nate”/ Banorët e Teheranit rrëfejnë momentet e tmerrit nga sulmet SHBA-Izrael

Sulmet ajrore të SHBA dhe Izraelit mbi Teheran po përshkallëzohen, ndërsa Izraeli njofton goditje të reja “në shkallë të gjerë” ndaj infrastrukturës së regjimit. Banorët...

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takon kreun e Doganave, VanHorn: Mbështetje në luftën kundër krimit dhe forcimin e sigurisë kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy...