15.5 C
Elbasan

Rinisin fluturimet e avionëve me qytetarë nga Rinasi, mister kush do të jenë kontrollorët, dhe a është dhënë ‘ok’ nga Eurocontrol

Nga ora 09:00 e mëngjesit të sotëm pritet që të rinisë fluturimi i avionëve me qytetarë nga aeroporti i Rinasit, pas dy ditëve në kolaps  si pasojë e përplasjes së kontrollorëve të AlbControll me qeverinë shqiptare, që çoi në burgosjen e tre prej tyre, dhe me largimin e përkohshëm nga puna të dhjetra të tjerëve.

Ka qenë ministrja Belinda Balluku ajo që ka bërë me dije pas mesnate se do të rinisë transporti ajror i udhëtarëve, një pjesë e të cilëve bëjnë me dije burimet tashmë kanë nisur check-in në Rinas.

Fluturimet e para që parashikohen të bëhen paraditen e sotme, të konfirmuara dhe nga TIA janë ai me Bolonjën e Italisë apo me Brukselin, ndërsa ende mbetet për tu konfirmuar se nga kush do të bëhet puna e kontrollorëve në kullën e vrojtimit.

Gjatë ditës së djeshme u fol se një pjesë e tyre kanë ardhur nga Turqia, ndërsa në mbrëmje kryeministri Edi Rama tha se do të kthehen në punë një pjesë e kontrollorëve shqiptarë, të cilët kishin shpallur paaftësinë e përkohshme për punë, pas shkarkimit të disa prej kolegëve të tyre, dhe përgjysmimit të pagave prej më shumë se një viti.

Në një reagim të bërë publik gjatë ditës së djeshme Eurocontrol nuk komentoi lëvizjet e palës shqiptare, por u kujdes të saktësonte se në hapësirën shqiptare nuk do të dërgoheshin avionë, sa kohë që situata ishte e pasigurt.

Kjo çështje u shndërrua dhe në një skenë përplasjesh politike, ku kryeministri Edi Rama, pa u shkëputur asnjë ditë nga fushata, për të gjetur një zgjidhje, bënte fajtor për këtë ”grusht shteti” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta.

(E.K/Faxweb.al)

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...