9.7 C
Elbasan

Rrahu bashkëjetuesen dhe e hodhi nga ballkoni i pallatit, autori dhe e lënduara gënjyen të dy në polici

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz, ku një 62-vjeçar ka dhunuar bashkëjetuesen e tij, dhe më pas e ka hedhur nga kati i tretë i ballkonit, ndërsa ngjarja u raportua si aksidentale.

Si dhunuesi, ashtu dhe bashkëjetuesja e tij, kanë bërë deklaratë të rreme në polici, duke e paraqitur ngjarjen si aksidentale.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në datën 11 Mars në zonën e Kamzës.

Njoftimi i policisë.

Zbardhet një ngjarje e ndodhur disa ditë më parë, e raportuar si aksidentale.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që dyshohet se ka dhunuar dhe ka hedhur nga ballkoni i banesës, bashkëjetuesen e tij, dhe më pas të dy e kanë raportuar si ngjarje aksidentale.

Shërbimet e Policisë, nisur nga dyshimet e krijuara mbi kallëzimin e një shtetasje, për rënien e saj nga ballkoni i banesës, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Si rezultat i punës dhe veprimeve profesionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 11.03.2022, për të cilën fillimisht, shtetasja V. H. ka kallëzuar se është rrëzuar aksidentalisht, nga kati i tretë i pallatit ku banon.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

D. I., 62 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” mbetur në tentativë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 11.03.2022, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij dhe më pas e ka hedhur atë nga ballkoni i katit të tretë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

faxnews

Lajme të tjera

39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shijak, ku një 39-vjeçar ka tentuar të vrasë një person. Dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen...

DETAJE/ 30-vjeçari shqiptar po bisedonte me ish të dashurën, u vra nga partneri i saj! Plumbi në fyt fatal

Detaje të reja dalin në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar, Gjergj Pergegaj, në Arezzo, Itali. Sipas mediave vendase, dyshohet se autori është partneri...

Finalet për në Botëror/ Sylvinho publikon listën, rikthehen Muçi dhe Mehmeti, spikasin edhe dy emra të rinj

Shqipëria është gati për finalet e play-off-it që të dërgojnë në Botërorin 2026, me testin e parë që do të jetë përballë Polonisë në...

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës...

Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan dy persona dhe u sekuestruan rreth 1 kg kanabis. “Në vijim...

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, reagon policia: Arrestohet një person, katër në kërkim, mes tyre vëllai i drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Peqin/Vijojnë hetimet në kuadër të operacionit policor të koduar “Kurtaj”. Vihet në pranga 1 shtetas për “Shpërdorim detyre” dhe shpallen në kërkim 2 autorë të...