13.5 C
Elbasan

Rritet numri i të shtruarve në spitalet Covid, 116 raste të reja dhe 5 viktima

Vijon të mbetet shqetësuese situata me pandeminë në vendin tonë. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar 116 raste të reja në 835 testime të kryera për rastet e dyshuara me Covid.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 49 raste në Tiranë, 13 në Elbasan, 7 në Kukës, nga 5 raste në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Fier, Has, nga 3 raste në Berat, Kamëz, Gjirokastër, 2 në Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Mirditë, Mat, Bulqizë.

Ndërkohë 5 pacientë nga Tirana kanë humbur betejën me virusin, duke ndërruar jetë.

“Një 56 vjeçar ; një 64 vjeçare, një 71 vjeçare ; një 77 vjeçar dhe një 89 vjeçare” njoftoi Ministria.

I lartë mbetet edhe numri i të shtruarve në dy spitalet Covid, plot 189 pacientë, duke shënuar një rritje të lehtë nga një ditë më parë. 20 prej tyre janë në terapi intensive, prej të cilëve 8 të intubuar.

Lajmi i mirë është se 150 pacientë janë shëruar nga sëmundja e rëndë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Një thirrje vecanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij.

Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

COVID-19 – Statistika (3 Shtator 2020)

Testime totale              65340

Raste pozitive               9844

Raste të shëruara         5732

Raste Aktive                  3811

Humbje jete 301 (Qarku Tiranë 143, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 17, Fier 15, Korçë 12, Lezhë 11, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  2068

Durrës                  472

Shkodër               288

Lezhë                  195

Korçë                    136

Kukës                   133

Elbasan                129

Vlorë                    122

Fier                      121

Berat                    75

Dibër                    38

Gjirokastër          34

Lajme të tjera

Lufta prek naftën në Shqipëri/ Ngrihet lehtë çmimi, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit si në Kosovë

Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare si pasojë e konfliktit në lindjen e mesme është reflektuar dhe në disa prej pikave të...

“Mos i fut lekët në tokë se prishen”, Franc Çopja orientoi “Eskobarin” shqiptar të investojë paratë në lingota ari

Në emisionin “Në Shënjestër” u publikuan bisedat e transkriptuara nga aplikacioni SkyEcc ku shihet se si kreu i grupit kriminal Franc Çopja kërkon të...

VIDEO/ Barcelona hakmerret ndaj Atleticos, por në finalen e Kupës shkon ekipi i Simeones

Barcelona fitoi bindshëm 3-0 ndaj Atlético Madrid në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Copa del Rey, e zhvilluar në stadiumin Spotify Camp Nou. Skuadra...

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio: Trump vendosi të godasë Iranin pasi negociatat nuk po funksiononin

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të martën se presidenti Donald Trump vendosi të ndërmarrë sulme ndaj Iranit pasi arriti në përfundimin se...

Zgjidhet Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, djali i Khameneit

Asambleja e Ekspertëve të Iranit ka zgjedhur djalin e Ali Khameneit, Mojtaba, si Udhëheqësin e ri Suprem, pas rekomandimit të Gardës Revolucionare. Sipas disa burimeve...

Operacioni për kapjen e një të kërkuari në Dibër, plagosen dy efektivë të “Shqiponjave”, njëri prej tyre përfundon te ‘Trauma’

Dy policë të forcave shqiponja mbeten të plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se oficeri i policisë Gentjan Meda...