11 C
Elbasan

Rritet sërish numri i të infektuarve, MSH jep detajet dhe bën thirrjen e fortë: Do konsiderohet rrezik nëse…

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e COVID-19 ku ka konfirmuar se gjatë 24-orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 66 persona. MSH iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet masive dhe të mos neglizhojnë vendosjen e maskave.

Deklarata e plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm dhe të jenë rigoroz në zbatimin e protokolleve të sigurisë. Kjo është e vetmja mënyrë që të kufizojmë përhapjen e infeksionit. Sjellja individuale është përcaktuese në këtë betejë me Covid19.

Është shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar pozitivë por edhe ata që janë të dyshuar apo janë në që janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.

Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 280 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 66 raste pozitive kryesisht kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste të reja në proces hetimi.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 32 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 3 raste në Shkodër dhe Fier, nga 1 rast përkatësisht në Tropojë, Lezhë, Elbasan.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1086.

Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 67 vjeç nga Shkodra i konfirmuar pozitiv me Covid19, i cili vuante nga Insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Pas disa ditëve në terapi intensive, i intubuar, 67 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.

Aktualisht ne shërbimin infektiv po marrin shërbim 55 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 663 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Nisur nga fakti se ditët e fundit po vihet re shtim i rasteve në aktivitete biznesi, ndërmarrje me shumë punëtorë, institucione publike dhe private, i bëjme apel të gjithëve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara.

Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.

Qytetarët duhet të shmangin grumbullimet masive pasi janë burim infeksioni, të evitojnë ceremonitë mortore dhe vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

realnews

Lajme të tjera

Përplasje mes protestuesve dhe policisë/ Hidhen gurë dhe molotovë drejt kordonit të efektivëve, tubuesit shpërndahen me ujë dhe gaz lotsjellës

Kanë nisur përplaset e para mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. drejt kordonit të policisë janë hedhur gurë dhe molotovë. Protestuesit kanë tentuar që të çajnë...

Nga Kryeministria drejt Policisë së Shtetit, nis marshimi i protestuesve të PD

Nga Kryeministria protestuesit e PD kanë nisur të marshojnë drejt Policisë Së Shtetit.Protesta prihet nga Sali Berisha dhe eksponentët e tjerë të tjerë...

Pas pak protesta e opozitës/ 1300 efektivë në gatishmëri para godinës së Kryeministrisë, policia merr masa me autobotë uji

Rreth orës 18:00 parashikohet të nisë protesta e opozitës, para godinës së Kryeministrisë. Ashtu sikurse në protestën e një jave më parë, policia e kryeqytetit...

Si të bëni rivlerësimin e pasurisë, mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

Rivlerësimin e pasurisë qytetarët mund ta bëjnë ose duke i dhënë pronës vlerën reale që ka në treg me një rivlerësues të licencuar. “Një mundësi...

SHBA dhe Izraeli sulmojnë me raketa Teheranin, 70 viktima në Iran. Hidhen raketa edhe në Dubai, media izraelite: Khamenei mund të jetë vrarë

SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit të shtunën në mëngjes, pas asaj që ushtria izraelite e përshkroi si muaj të tërë “planifikimi të...

E rrallë/ Një moment solidariteti që bëri botën të flasë, portieri shtrihet në tokë që shokët të ndërpresin agjërimin

Një gjest i nadh solidariteti gjatë një ndeshjeje të Ligue 1 franceze ka ngjallur reagime të mëdha në rrjetet sociale dhe mediat sportive. Gjatë ndeshjes...