5.3 C
Elbasan

Rritja e rasteve, Manastirliu merr vendimin: Shtyhet afati për ndalimin e grumbullimeve

Shtyhet deri në datën 20 shtator afati për ndalimin e grumbullimeve në vende të hapura apo të mbyllura. Kjo masë ishte në fuqi deri në datën 6 shtator por është zgjatur deri në fillim të javës së ardhshme. Urdhri është firmosur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe është publikuar në fletoren zyrtare. Kjo vjen pas rritjes së rasteve me COVID. Aktualisht në vendin tonë është në fuqi ora policore e cila nis në orën 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Vendimi

“Për ndalimin e  grumbullimeve në vende të  mbyllura apo të hapura”, të  ndryshuar

Në   mbështetje   të   nenit   102,   pika   4,   të   Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika 4, të  ligjit nr. 15/2016, “Për parandalimin dhe  luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”,  të  udhëzimeve  të  Institutit  të  Shëndetit  Publik,  me   qëllim   mbrojtjen   e   shëndetit   të   popullatës   nga    infeksioni i shkaktuar nga COVID -2019, si edhe  në  zbatim të vendimit të Komitetit të Përkohshëm për  Infeksionin  e  Përhapur  nga  Coronavirusi  i  ri.

URDHËRO J:  Në  urdhrin   nr.633,   datë   17.11.2020,   “Për    ndalimin  e  grumbullimeve  në  vende  të  mbyllura   apo  të  hapura” ,  të  ndryshuar,  bëhet  ndryshimi  si 

vijon: 1.  Në  pikën  1  të  urdhrit ,  togfjalëshi  “deri  në   datën   6.9.2021”   zëvendësohet   me   togfjalëshin   “deri në datën 20. 9.2021”.

Ky  urdhër  hyn  në  fuqi  menjëherë  dhe  botohet   në Fletoren Zyrtare

m.v/abcnews.al

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...