15.3 C
Elbasan

Rritja e rasteve me COVID-19/ Manastirliu: Ekspertët e paralajmëruan për fazën e hapjes, rreziku më i madh ulja e vigjilencës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se pavarësisht rritjes së rasteve që konfirmohen me COVID-19, situata nuk ka dalë jashtë kontrollit.

Në një intervistë në media, Manastirliu u shpreh se është një situatë që u paralajmërua edhe nga Komiteti i Ekspertëve tanë, por edhe nga ekspertë në institucione prestigjoze ndërkombëtare, të cilët vlerësuan se kur rihapemi do të kishte më tepër raste.

“Ka një ekspozim më të rritur kur rihapesh në të gjitha aktivitetet, përfshirë edhe sektorin shëndetësor”, u shpreh ministrja.

Ne, tha ministrja, e kemi hapur sistemin shëndetësor, vendosëm të ofronim të gjitha shërbimet. “Ekspozimi është më i madh në strukturat shëndetësore, përkundrejt virusit, sepse aty vijnë të sëmurë kronikë, urgjenca dhe ballafaqimi është i lartë me ata që e kanë marrë virusin”, deklaroi Manastirliu.

Lidhur me pretendimin se spitali është kthyer në vatër infeksioni, ministrja theksoi se nuk mund të flasim për vatra infeksioni, por duhet të flasim për hetime që janë kryer në kohë për të parandaluar që ky zinxhir infeksioni të na shkaktonte mbylljen e spitaleve.

Atëherë, tha ajo, situata do të ishte serioze.

Sipas ministres, mbrojtja e personelit dhe zbatimi i protokolleve nga ana e personelit duhet të jetë sipas parametrave.

Ministrja bëri të ditur se “kemi garantuar furnizmin me materiale mbrojtëse personale të gjithë personelin shëndetësor dhe se për asnjë moment nuk ka ceduar as furnizimi dhe as stoku”.

“Ulja e vigjilencës do të ishte risku më i madh për qarkullimin e virusit”, deklaroi Manastirliu.

Sipas saj, sjellja individuale ka shumë të bëjë në luftën kundër COVID-19.

“Lufta nuk ka përfunduar dhe na duhet të vijojmë këtë luftë nëpërmjet strategjisë sonë duke dëgjuar ekspertët” tha Manastirliu.

Ekspertët u shpreh Manastirliu, apelojnë për zbatimin e rregullave që kanë nxjerrë autoritetet shëndetësore, për zbatimin e protokolleve në të gjitha aktivitetet me risk të lartë e të mesëm.

Atsh

Lajme të tjera

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të diel

Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të...

39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shijak, ku një 39-vjeçar ka tentuar të vrasë një person. Dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen...

DETAJE/ 30-vjeçari shqiptar po bisedonte me ish të dashurën, u vra nga partneri i saj! Plumbi në fyt fatal

Detaje të reja dalin në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar, Gjergj Pergegaj, në Arezzo, Itali. Sipas mediave vendase, dyshohet se autori është partneri...

Finalet për në Botëror/ Sylvinho publikon listën, rikthehen Muçi dhe Mehmeti, spikasin edhe dy emra të rinj

Shqipëria është gati për finalet e play-off-it që të dërgojnë në Botërorin 2026, me testin e parë që do të jetë përballë Polonisë në...

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës...

Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan dy persona dhe u sekuestruan rreth 1 kg kanabis. “Në vijim...