6.5 C
Elbasan

Rusia ofroi vaksinën Sputnik V për Shqipërinë, Rama: Mendova se ishte meme

Ambasada Ruse në Tiranë në një postim në Twitter i ka kthyer përgjigje këshilltarit të kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga, ku thotë se është e gatshme që të sjellë në Shqipëri vaksinën  ruse anti Covid-19 “Sputnik V”.

I pyetur në konferencën e fundvitit me gazetarët nëse Shqipëria do e pranojë vaksinën e ofruar nga Rusia,Rama dha përgjigjen se kur e pa postimin mendoi se ishte meme. Ai tha se nuk është mirë që një shtet serioz si Rusia të bëjë provokime të tilla.

Rama: Ajo që pashë  që ambasada e Rusisë kishte postuar nga Twitteri i drejtorit të komunikimi një retweet të shefes së Komisionit Europian. Mendova se ishte një meme. Sepse për një shtet serioz është krejtësisht  e papërshtatshme që të bëjë provokime të tilla. Kur them provokim nuk i paraprij ndonjë demarshi pranë shtetit rus sepse ky është një provokim qesharak. Dhe nuk është mirë që një shtet si Rusia të bëhet qesharake nëpërmjet këtyre postimeve. Që ambasada e një shteti serioz të sillet sikur është një seksion i portokallisë apo konkurrent i portokallisë. Shpreh keqardhjen për këtë.

Ne jemi të fokusuar te vaksinat e Phizer, Astra Zeneca dhe Moderna. Shtetet me te cilat ne komunikojmë në BE janë drejtuar në këto kompani”  theksoi Rama

Ora tv

Lajme të tjera

Bravo Ardit! Miri tregon se shet shokët për lojë

Një raport miqësor i nisur mes Mirit dhe Arditit jashtë shtëpisë u kris brenda Big Brother.Miri tha se kanë bërë biseda për lojën para...

Marko Hoti kontribuon në suksesin e koncertit të 2 Marsit në Lezhë

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të 2 Marsit, në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u organizua një koncert festiv nga Ansambli...

Motra e Mateos reagon pas fjalëve denigruese të Rogertit: Turp për burrin dhe babanë që je, për shembullin që jep

Një përplasje e fortë ka ndodhur së fundmi në mes të Mateo Borrit dhe Rogert Sterkajt. Ky i fundit në debat e sipër ia përmendi...

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas Shoqëria publike e menaxhimit të mbetjeve...

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...

Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump: Jemi furnizuar mirë...

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit...